2 vitet e Hashim Thaçit, President i manovrave dhe pazareve politike

Politika

2 vitet e Hashim Thaçit, President i manovrave dhe pazareve politike

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 26 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Hashim Thaçi

“Zgjedhja e tij si president është aspak e ndryshme nga të gjitha format e ngritjes se tij në struktura që nga ato të nëntokës në perëndim e deri tek pozita presidentit. Karakteristikë e kësaj trajektore të angazhimit është se është bërë duke përçare dhe duke përjashtuar e tradhtuar nga bashkëpunëtorët e afërt e deri tek partnerët politikë”, ka thënë për gazetën “Bota sot” analisti Haku Abazi.

Të hënën janë bërë dy vite, që kur Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës, nga votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Atëbotë, zgjedhja e Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës, ishte shoqëruar me kundërshtime të ashpra të partive opozitare në vend. E ky “mohim” e ka përcjellë Thaçin edhe përgjatë këtyre dy viteve nga zgjedhja e tij si President.

Përfaqësues të partive politike opozitare, mendojnë se Presidenti Thaçi nuk ka arritur të jetë unifikues në proceset që e kanë përcjellë vendin.

Deputeti i Lëvizjes vetëvendosje Faton Topalli, duke folur në lidhje me dy vitet punë të Hashim Thaçit, si president i Republikës se Kosovës, ka thënë se Thaçi nuk ishte figurë unifikuese, por një president i manovrave dhe pazareve politike.

 “Të qenurit president sigurisht që është një nderë i madh, por sigurisht vetëm për ata që e meritojnë, sepse në rastet tjera diçka e tillë mund të jetë shumë kontraproduktive dhe jo e dinjitetshëm për njeriun. Tek Presidenti Thaçi ka ndodhur kjo e dyta. Ai është një president i manovrave dhe pazareve politike, por jo figurë e unitetit siç e kërkon Kushtetuta e vendit e aq më pak një përfaqësues i denjë i vendit tonë” ka thënë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat