Deputetja e VV-së thotë se Demarkacioni nuk do të kalojë, kjo është arsyeja

Politika

Deputetja e VV-së thotë se Demarkacioni nuk do të kalojë, kjo është arsyeja

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Arbërie Nagavci

Fati i demarkacionit me Malin e Zi mund të zgjidhet nesër në Kuvend, pasi nuk ka qenë asnjëherë më afër që kjo çështje të zgjidhet, pas dakordimit të kryeministrin Haradinaj që ta votojnë marrëveshjen e propozuar nga LDK-ja.

Mirëpo deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, është e sigurt që demarkacioni nuk do kalojë pasi sipas saj, qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme dhe beson që Vetëvendosja nuk ka nevojë të ndërmerr masa për parandalimin e kësaj marrëveshje.

“Qëndrime tona dihen se nuk do ta votojmë marrëveshjen e demarkacionit, ndërsa për veprimet që do i ndërmarrim për ta stopuar votimin e demarkacionit, do të diskutojmë para seancës dhe varësisht si është situata, do t’i ndërmarrim veprimet, edhe pse jam e sigurt që nuk do të jenë votat e mjaftueshme për demarkacion dhe mund të ndodh që seanca të shtyhet prapë. Mirëpo e përsërisë se me siguri nuk do të ketë nevojë që të ndërmerren masa pasi nuk janë votat e mjaftueshme për demarkacionin”, tha Nagavci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat