Pretendenti për president të Kosovës: Demarkacioni ia hapë rrugët Kosovës

Politika

Pretendenti për president të Kosovës: Demarkacioni ia hapë rrugët Kosovës

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 28 shkurt 2018 Në ora: 21:28

Pretendenti për president të Kosovës, Seremb Gjergji vlerëson se marrëveshja e nënshkruar në mes Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi do të jetë çelës i rrugëve të reja për Kosovën.

‘’Marrëveshja e Presidentëve hapë plot rrugë të reja për Kosovën. Aprovimi bëhet me kushtin që në vitin 2030 për Zonat e Kontestuara të ri-diskutohen sërish ato zona të kontestuara. Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës i hapë rrugën një sërë procesesh me rëndësi për kombin tonë të ri.  Mos-aprovimi i DEMARKACION-it krijon edhe një ZBRAZËTI të madhe ndërmjet ndihmesës/përkrahjes dhe shtrirjes STRATEGJIKE të NATO-s dhe Amerikës; dhe hapjes së rrugës së shtrirjes së influencës Serbo-Ruse në Kosovë. Tash ne vendosim?! Çka fitojmë me aprovim të DEMARKACIONIT – me kushtin e ri-negocimit të zonave të kontestuara?”, ka thënë Gjergji.

Ai ka përmendur disa procese që sipas tij nuk mund të fillojnë pa ratifikimin e Demarkacionit.

Image
Seremb Gjergji

“Liberalizimi i vizave, Forcim enorm të Sigurisë Kombëtare, Anëtarësimin në NATO në vitin 2021, Themelimin e ushtrisë nga 2020-2024, Plotësimin e kushteve themelore të MSA-së, Anëtarësimin në Kartën Ballkanike, Anëtarësim në OKB në vitin 2020-2021. Anëtarësim në BE në vitin 2028-2030. Por, asnjëra në këto procese nuk do të fillohet nëse nuk e aprovojmë Demarkacionin, madje edhe me kushtin e ri-negocimit ne 2030. Mundësojmë rritjen e Sulmeve Terroriste, influencën Serbo-Ruse dhe zbehjen e fuqisë së BE-së dhe Amerikës në Kosovë’’, është shprehur Gjergji.

Tutje, ai ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku thotë se kjo marrëveshje duhet të kalohet në mënyrë që të mos izolohen qytetarët e Republikës së Kosovës.

‘’Udhëheqësia e jonë/të zgjedhurit tanë, duhet ta kujtojnë se po e qojnë Kosovën drejt izolimit nga rruga Perëndimore. Në vitin 2030 Kosova do të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe si pjesë e “Ligës së të Fortëve”, e ka shumë më të lehtë negocimin e secilit proces dhe secilit segment të lënë tash në gjysmë. Kujtojeni se në vitin tjetër (2019) do të kërkojmë ndihmën direkte të Amerikës në kushtin që do ta paraqesë Serbia në njohjen e Kosovës si shtet. Askush tjetër s’mund të na ndihmoi. Andaj kush është kundër Amerikës sot, është kundër Kosovës nesër! Prania e udhëheqjes me të rëndësishme të BE-së në Kosovë e dëshmon rëndësinë e këtij procesi’’, përfundon Gjergji për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat