“Rugovën e kishte në krye të listës për ekzekutim”, Thaçi e dekoron me medalje presidenciale Bislim Zyrapin

Politika

“Rugovën e kishte në krye të listës për ekzekutim”, Thaçi e dekoron me medalje presidenciale Bislim Zyrapin

Nga: P.R Më: 2 mars 2018 Në ora: 09:32
Hashim Thaçi e dekoroi me medalje presidenciale Bislim Zyrapin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Bislim Zyrapin, ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë e dekorova edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin. Ai ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë të drejtë e çlirimtare dhe në periudhën e ndërtimit të paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij në facebook.

Por, kohë më parë, Zyrapi ishte përmendur edhe si autor dhe përgjegjës për listat e ekzekutimeve që ishin hartuar për tu bërë, ku në krye të kësaj liste figuronte emri i ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova e shumë aktivistë të tjerë të LDK-së dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Sabri Hamiti, Sali Berisha, Genc Polo etj.

Po ashtu edhe shumë gazetarë e publicistë edhe tash vazhdojnë të sjellin fakte për ekzistimin e këtyre listave.

Ishte publicisti Xhevat Rexhaj, që kohë më parë kishte shkruar në lidhje me këto lista të likuidimeve.

Image
Lista

“Ja një kopje e listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar. Në vitet 1999 kjo listë ishte shpërndarë edhe në qarqe të caktuara në Zvicër nepër grupet e LPK së që thirreshinj në UCK, nënshkrimi ishte nga Kolonel Bislim Zyrapi në listat likuiduese!!! Andaj ai Q. Kelmendi nuk po rren por po kallxon drejte se ishin hartues të listave, disa u likuiduan e disa shëpëtuan…..”, shkruan Rexhaj në llogarinë e tij në facebook.

Po ashtu edhe ish anëtari i LDK-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së, Gani Geci, përmes një postimi në facebook, kishte shkruar se ishte vet Bislmi Zyrapi, ai i cili në një takim i kishte thënë se në vitin 1998, Gani Gecin dhe Blerim Kuçin i kanë dënuar me vdekje.

“Ne nje takim qe kemi pas me Bislim Zyrapin sa ishte Drejtor i Drejtoris se Emergjencës, Bislim Zyrapi me gojen e ti me ka thënë se ne vitin 1998 ne fshatin Lladrovcë Komuna e Malishevës mua dhe Blerim Kuqin na kan denuar me vdekje Une ne ket takim ne zyren e Bislimit isha bashk me krytarin e Forumit Rinorë te LDK -es se Gjakovës qe ishte ne at kohe . Bislimi me thot se kan qenë dy libra, libra e zezë për personat qe denoheshin me vdekje dhe libra e kuqe per personat qe duhej me i Arrestuar”, kishte shkruar Geci.

Sipas Gecit, Zyrapi i kishte thënë se përveç tij, prezent kur është marrë vendimin kanë qenë edhe Adem Grabovci, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, etj.

“Prezent me ka than Bislim Zyrapi kur u marr vendimi ishin Adem Grabovci, Rexhepë Selimi, Jakup Krasniqi, Ram Buuja, Sokol Bashota, Fatmir Limaj etj. Më vone Blerim Kuqin e kan arrestuar kur Blerim Kuqi se bashku me Komandant Drinin ka shkuar per konsultime ne shtabin e LPK -es  Kur komandant Drini ka hyr mbrenda ne shtabë kta hajnat e LPK -es e kan fut ne burg Blerimin  Kur ka dal komandant Drini i kan than ec ti se ky ka pune me neve ktu ne shtabë. Krejt kto mi ka thën Bislim Zyrapi me gojen e tij ne vitin 2004 ne zyren e tij”, kishte shkruar në faqen e tij në facebook, Gani Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ndërsa, Milaim Zeka kishte deklaruar se Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, të cilin e zëvendësoi Agim Çeku, do të jetë në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

Sipas Zekës, kjo është lista A, në listën B, do të akuzohen po ashtu komandant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës.

Po ashtu Këshilltari i Presidentit kishte qenë edhe dëshmitar në gjykimin e Fatmir Limajt për Rastin “Kleçka”, ku kishte konfirmuar se kishte dëgjuar për zonat e ndalimit dhe hetimit që UÇK kishte shfrytëzuar gjatë kohës së luftës.

“Kanë qenë dhoma të ndalimit dhe hetimit, për të cilat nuk kam pasur njohuri personalisht se sa kanë qenë, mirëpo kam dëgjuar që ka pasë”, kishte deklaruar Bislim Zyrapi. Ai kishte thënë se Fatmir Limaj kishte pasur drejtorit të Drejtorisë së Policisë Ushtarake në UÇK.

Bislim Zyrapi ka pasur edhe pozitën e togerit në ushtrinë jugosllave dhe kishte shërbyer në Bosnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat