“Hashim Thaçi ia shkaktoi të keqen më të madhe Kosovës”

Politika

“Hashim Thaçi ia shkaktoi të keqen më të madhe Kosovës”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 4 mars 2018 Në ora: 08:26
Hashim Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë se javën e ardhshme, do të duhet që të thirrej një seancë për shpërbërjen e parlamentit të Kosovës, për të zhbllokuar situatën politike në vend.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se do të duhej që Kosova të shkonte në zgjedhje të reja, pasi sipas tij, Kosova nuk ka nevojë të mbetet peng i disa partive të vogla.

E njohësi i zhvillimeve politike Faik Krasniqi, duke komentuar këtë deklaratë të deputetit Avdyli, ka thënë se do të ishte në rregull mocioni për shkarkimin e Qeverisë Haradinaj.

Por, ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se as opozita nuk dallon nga partitë në pushtet.

Image
Faik Krasniqi

“Sikur të kishim një opozitë që mendon për të mirën e qytetarit, do të ishte në rregull moicioni për shkarkimin e Qeverisë. Por as opozita nuk ka fare dallim me partitë në pushtet. As ata që ishin para këtyre, për interesa të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi nuk ishin më të mirë se këta që janë sot. As ata që vijnë nesër nuk do të jenë më të mirë se ata të djeshmit dhe këta të sotshmit”, është shprehur Krasniqi.

Sipas tij, të keqen Kosovës ia kanë shkaktuar të gjitha partitë, e më së shumti presidenti Hashim Thaçi.

Ai parashikon që qytetarët do të ngelin në mjerim dhe në izolim edhe më tutje.

“Të keqen këtij vendi ja kanë sjellur të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, por dihet që partitë më të mëdha e sidomos Hashim Thaçi më së shumti. Avazi i vjetër do të vazhdojë. Shteti nuk do ec përpara, dhe qytetarët e Kosovës prapë se prapë do ngelin në mjerim dhe izolim. Këtu prej 12.06.99 ka filluar mbrapsht, dhe fatkeqësisht ai trend po vazhdon”, ka pohuar Faik Krasniqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat