Analisti politik: Erdhi marsi, po vijnë trazirat - Bota Sot
Analisti politik: Erdhi marsi, po vijnë trazirat

Politika

Analisti politik: Erdhi marsi, po vijnë trazirat

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 5 mars 2018 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Tri seanca janë mbajtur për ratifikimin e demarkacionit e që të trija kanë dështuar.

Partitë që janë kundër kësaj marrëveshje janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Këto dy parti janë kundër marrëveshjes së nënshkruar në mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thotë se pritja e Listës Serbe për ta votuar ratifikimin e Demarkacionit është nënçmuese për klasën politike.

Image
Faton Mehmeti

‘’Mendoj se është nënçmuese për klasën politike në Kosovë që duhet të pres Listen Srpska për të kaluar demarkacioni. Kjo nënkupton se Kosova po humb në dy anë: edhe me dhënie toke Malit të Zi edhe me lëshime të favoreve ndaj Serbisë. Besoj se javën që po hyjmë do të kaloj demarkacioni me ndihmën e Listës Srpska, kjo është edhe e turpshme dhe e dëmshme. Kryeministri Haradinaj po bën pazare me kriminel serb të veriut, te cilët e financojnë Vuçiqin dhe ky e autorizon Listën Srpska që të votoj demarkacionin. Fatkeqësisht një gabim po thellohet duke u dëmtuar Kosova, për interesa të ngushta të politikanëve. Besoj gjithashtu se mund të rikthehet gazi nga VV, që do shkaktonte edhe më shumë telashe për vendin dhe klasën politike. Demarkacioni do e lë me pasoja të gjata Kosovën. Përfundimisht qeveria Haradinaj është garniturë e serbëve, të cilët po realizojnë synimet e tyre kundër vendit tonë. Kjo javë pritet të jetë e nxehtë, sërish erdhi marsi e sërish po vijnë trazirat’’, përfundon Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test