“Rifat Jashari ‘shuplakë’ atyre që punojnë kundër interesave të vendit” - Bota Sot
“Rifat Jashari ‘shuplakë’ atyre që punojnë kundër interesave të vendit”

Politika

“Rifat Jashari ‘shuplakë’ atyre që punojnë kundër interesave të vendit”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 6 mars 2018 Në ora: 13:47
Epopeja e UÇK-së

Homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz, kanë vazhduar edhe sot.

Në varrezat e Jasharajve në Prekaz, sot janë bërë homazhe nga politikanët, por edhe nga qytetarët tjerë.

Në kullën e Jasharajve ka qëndruar kryeministri Ramush Haradinaj, ku është pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Në ceremoninë e mbajtur dje për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, vëllai i Adem Jasharit, gjatë fjalimit të tij kishte injoruar Haradinajn dhe Thaçin, ndërsa ky i fundit gjatë homazheve të tij nuk ka qëndruar në kullën e Jasharajve.

Ky injorim nga familja e Jasharajve, sipas analistit Faton Mehmeti është për shkak se Thaçi ka përmendur Adem Jasharin për përfitim personal.

Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka pohuar se gjersa Thaçi përmend Jasharin, ai punonte kundër amanetit dhe idealeve të tij.

Image
Faton Mehmeti

“Qe një kohë të gjatë raportet mes familjes Jashari dhe Hashimit dhe oligrakëve të tij janë ftohur shumë, për shkak se Hashimi për 20 vjet ka mbajtur në gojë emrin e Ademit vetëm për përfitim personal. Derisa në anën tjetër, ka punuar kundër amanetit dhe idealeve të tija, e kjo ka ndikuar që edhe oda e Jasharajve të mbyllet për Hashimin, Kadriun dhe servilëve që iu rrijnë pranë. Ndërsa, fjalimi i bacit Rifat dje ishte shuplakë për insitucionet e vendit tonë që po punojnë kundër interesave të vendit, për shkak se këta që thirrën në emër të Ademit e kanë shndërruar Listen Srpska në faktor kryesor në vend”, ka pohuar Mehmeti.

Sipas tij, është koha të largohen ata të cilët punojnë kundër interesave të atdheut.

“Këta që thirren në emër të Ademit i falën tokë Malit të Zi, janë bërë bossët e drogës, prositucionit dhe milionerë pa asnjë ditë punë. Këto i di të gjitha Rifati, i cili është shumë i dëshpëruar me këtë klasë politike. Zëri i familjes Jashari është zë i qytetarëve të vendit, të cilët kanë humbur çdo shpresë se këtu do të ketë ditë të mira. Është e pamorlashme që të thirren në emër të familjes Jashari ata që ditë e natë bëjnë pazare me kriminelët serbë në veri, ata që nuk kanë lënë gjë të keqe mbi toka pa bërë për të pasur pushtet dhe para. Andaj, ka ardhur koha që këta matrapazë të largohen nga skena politike, pasi po punojnë kundër interesave të atdheut, respektivisht kundër amanetit të familjes Jashari”, ka theksuar Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test