Ekskluzive: Flet shoku i ngushtë i Adem Jasharit, kështu e kujton komandantin, ka disa fjalë për serbët

Politika

Ekskluzive: Flet shoku i ngushtë i Adem Jasharit, kështu e kujton komandantin, ka disa fjalë për serbët

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 6 mars 2018 Në ora: 20:25
Adem Jashari me bashkëluftetarë

Komandanti legjendar Adem Jashari lindi në rajonin e Prekazit të Drenicës në Kosovë, më 28 nëntor 1955. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, “Bota sot” ka kontaktuar shokun e afërt të tij për të kujtuar disa nga momentet e pa rrëfyera më parë.

Jetullah Geci - ish komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe njëherit shoku më i afërt i komandantit legjendar, Adem Jashari, në një prononcim për “Bota sot” ka rrëfyer disa nga momentet që dikur i kishin kaluar së bashku.

Geci thotë se Ademi gjithmonë ka qenë i guximshëm me karakterin e tij të fort prej luftëtari.

Image
Jetullah Geci

“Ne me Ademin kemi qenë gjithë bashkë që nga shkolla fillore. Gjithashtu edhe në ushtrinë jugosllave si dhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi qenë bashkë. Ademi gjithmonë ka qenë i guximshëm me karakterin e tij të fort, por edhe me pamjen e tij si gjithherë burrërore .

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Jetullah Geci rrëfen edhe për sulmin e parë ndaj serbëve të realizuar në vitin 1991.

“Ne kemi qenë bashkë edhe në vitin 1991 kur e kemi bërë sulmin e parë ndaj okupatorit serb, në të cilin kemi qenë së bashku me vëllezërit tanë e me kushërinj nga Drenica”, thotë ai.

Geci thekson se amaneti i komandantit legjendar nuk është përtërirë, sipas tij, edhe pas 20 viteve për fatin e shqiptarëve po vendosin serbët.

“Dëshmoret krejt diçka tjetër kanë dashur. Ata kanë dashur që Kosova të jetë më mirë si në punësime, që të mos bëhen ndasia politike sepse jemi shtet i vogël, as 2 milion banor. Ndërsa partitë nuk po munden të jenë bashkë që të vendosin për fatin tonë, por, shikoni se çka po ndodh me qeverinë e me parlamentin, edhe pse kanë kaluar 20 vite ende duhen serbët të vendosin për fatin tonë”, ka përfunduar Jetullah Geci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat