Ekskluzive: Izet Haxhia zbulon detaje, si u vra Ilir Konushevci dhe cili ishte problemi i tij me Shtabin e “Rognerit” - Bota Sot
Ekskluzive: Izet Haxhia zbulon detaje, si u vra Ilir Konushevci dhe cili ishte problemi i tij me Shtabin e “Rognerit”

Politika

Ekskluzive: Izet Haxhia zbulon detaje, si u vra Ilir Konushevci dhe cili ishte problemi i tij me Shtabin e “Rognerit”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:53
Ilir Konushevci

Gazeta “Bota sot”, ka realizuar një intervistë me ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhiun, i cili e njihte nga afër SHIK-un, në veçanti Fatos Klosin, ku tregon disa momente të tyre. Ai tregon edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, ku sipas Haxhiut, atë e kishin kryer vëllezërit Bislim e Agim Demiri.

Gjithashtu ai tregon një moment bisede me Ilir Konushevcin në kullën e Haklajve, ku Iliri i kishte thënë se ose do më vrasin ose do t’i vrasë, ku e kishte fjalën për shtabin e “Rognerit”.

Image
Izet Haxhia

“Autorët e vrasjes së Ilir Konushefcit dihen kanë qenë vëllezërit Bislim e Agim Demiri dhe disa të afërm të tyre. Bislim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i UDB-së serbe që në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, kohë kur ky person hynte e dilte lirshëm ne Kosovë duke bërë kontrabandën e naftës, por e rëndësishme është të dihet se kush ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Ilirin kam pasur fatin ta takoj tek kulla e Haklajve në vitin 1998 dhe në bisedë e sipër, ai i zemëruar tha se ose do më vrasin ose do t’i vras ata në Tiranë dhe kishte fjalën për grupin e “Rognerit” të cilët po i nxirrnin njëmijë pengesa në furnizimin me armë të luftëtarëve në front të UÇK-së. Si duket grupi i Rognerit u tregua më i shpejtë me ndihmën e Klosit dhe e eliminuan këtë luftëtar te madh, patriot e të ndershëm te Kosovës”,- u shpreh Haxhia.

Intervistën e plotë do të mund ta lexoni në ditët në vijim, ekskluzivisht në “Bota sot”, ku tregohet edhe formimi  i SHIK-ut dhe bashkëpunimi i Fatos Klosit nga Shqipëria, me shtabin e “Rognerit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test