Deputeti i LDK-së tregon ditën, ja kur pritet ratifikimi i Demarkacionit - Bota Sot
Deputeti i LDK-së tregon ditën, ja kur pritet ratifikimi i Demarkacionit

Politika

Deputeti i LDK-së tregon ditën, ja kur pritet ratifikimi i Demarkacionit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 mars 2018 Në ora: 20:20
Deputetët e LDK-së

Ratifikimi i Demarkacioni të kufirit me Malin e Zi po vazhdon të mos ndodh ende. Kjo si rezultat i problemeve të vazhdueshme brenda koalicionit aktual, të cilët nuk po arrijnë t’i gjejnë votat e nevojshme.

Por, mësohet se kjo javë pritet të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Janë pikërisht deputetët nga opozita që besojnë se kjo çështje do të përfundojë ditën e premte.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ka gjasa që ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi të ndodh ditën e premte.

Osmani thotë se pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, Lista Serbe duket se tashmë edhe e ka ofruar votën për ratifikimin e kësaj çështje.

Image
Naser Osmani

“Lidhur me çështjen e Demarkacionit, ka gjasa që të thirret një seancë për ditën e premte. Po duket se pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, Lista Serbe tashmë edhe e ka ofruar votën për ratifikimin e Demarkacionit, dhe besoj që kjo temë të mbyllet një herë e përgjithmonë”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, ka mbetur vetëm të bëhet harmonizimi i tekstit dhe disa detaje të vogla dhe kjo temë të kalojë ditën e premte.

“Ka gjasa, pra, që ditën e premte të sillet në Kuvend dhe besoj që të bëhet harmonizimi edhe njëherë i tekstit, ato detajet e vogla që kanë mbetur dhe të kaloj”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test