Shahu për demarkacionin: Kur janë në opozitë betohen në tokë e qiell, kur vinë në pushtet e miratojnë

Politika

Shahu për demarkacionin: Kur janë në opozitë betohen në tokë e qiell, kur vinë në pushtet e miratojnë

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 8 mars 2018 Në ora: 15:38
Demarkacioni me Malin e Zi

Demarkacioni po del të jetë një proces që nuk ka shkuar sipas planeve të Qeverisë. Deri tani janë mbajtur tri seanca e të trija kanë dështuar së ratifikuari Demarkacionin pasiqë kishte mungesë të votave.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik Rexhep Shahu në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ vlerëson se nëse është vullneti i Amerikës që të kalojë demarkacioni, atëherë do të miratohet.

Tutje, ai thekson se përderisa opozita bën apel që të mos votohet marrëveshja e nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, në momentin që dalin në pushtet do ta miratojnë atë.

Image
Rexhep Shahu

‘’Nëse vërtetë miratimi i demarkacionit është detyrim dhe nëse do të këmbëngulë Amerika që të miratohet, besoj do të miratohet. Por, në të gjitha rrethanat është çmim shumë i lartë që paguan Kosova për integrim në rrjedhën euroatlantike. Për të gjithë shtetet territori është i shenjtë e i shtrenjtë, por për Kosovën është shumëfish më i shtrenjtë. Të gjithë ata që kur janë në opozitë betohen në tokë e qiell se nuk e miratojnë demarkacionin, kur hypin në pushtet e miratojnë’’, përfundon Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat