Milaim Zeka tregon pse nuk ishte prezent në përplasjen e djeshme në Kuvend - Bota Sot
Milaim Zeka tregon pse nuk ishte prezent në përplasjen e djeshme në Kuvend

Politika

Milaim Zeka tregon pse nuk ishte prezent në përplasjen e djeshme në Kuvend

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 17 mars 2018 Në ora: 12:48
Milaim Zeka

Dje në Kuvendin e Kosovës, në një moment pati përplasje të ashpra verbale mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, e gati sa nuk u kthye në përplasje fizike.

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, tregon se pse nuk ishte në sallë në ato momente.

Ai për një prononcim për “Bota sot” thotë se ai e lëshoi sallën, për arsye që sipas tij, ishte një debat hipokrit, ku luhej me jetën e njerëzve.

“Unë dje dola nga salla sepse më është dukur debat hipokrit, me lujt me njerëz të vdekur të kombit shqiptarë. I fyejnë edhe kufomat edhe njerëzit e vdekur dhe vetëm ne mundohemi që në kurriz të tyre, të fitojmë vota, dhe për këtë arsye unë jam dalë nga salla sepse më është dukur debat absurd dhe i pavend me luajtur me jetën e një njeriu të vdekur e me familjen e tij që janë familje patriotike në Kosovë”,-tha Zeka.

Ai mendon se Vetëvendosja po e shfrytëzon vdekjen e Astrit Deharit për vota dhe asgjë tjetër.

“ Vetëvendosja po mundohet maksimalisht ta shfrytëzoj vdekjen e Deharit për vota dhe për asgjë tjetër jo”-u shpreh Zeka për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test