Të dorëhequrit e VV-së nuk e “përjashtojnë” votimin e Demarkacionit: Kemi kohë deri të martën - Bota Sot
Të dorëhequrit e VV-së nuk e “përjashtojnë” votimin e Demarkacionit: Kemi kohë deri të martën

Politika

E hënë, 22 tetor 2018

Të dorëhequrit e VV-së nuk e “përjashtojnë” votimin e Demarkacionit: Kemi kohë deri të martën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 mars 2018 Në ora: 19:51
Grupi i Pavarur i Deputetëve

Raportimet se “Grupi i Pavarur i Deputetëve” mund të mos e përkrah ndonjë mocion eventual për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, i ka demantuar deputeti Salih Salihu.

Salihu në një prononcim për “Bota sot” thotë se nuk ka informacione për një vendim të tillë. Sipas tij, grupi prej 12 deputetëve çdo herë vendimet i kanë të përbashkëta.

Image
Salih Salihu

“Nuk e di se çfarë vendimi kanë marrë. Ne i marrim vendimet të gjithë të përbashkëta, nuk mundemi me marrë vendime krye në vete”, është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, i pyetur se cili është qëndrimi “GDP” rreth çështjes së Demarkacionit, Salihu thotë se qëndrimi “Grupit të Pavarur të Deputetëve”, është për të mos e votuar, "veç nëse ndryshon ndërkohë".

“Nuk besoj se e votojmë. Tash momentalisht e di se qëndrimi ynë është që jo, veç nëse ndryshon ndërkohë. Por, prej të hënës nuk e di si shkon, kemi kohë deri të hënën dhe të martën. Momentalisht jemi unik për të mos e votuar, veç nëse ka ndonjë ndryshim eventual”, ka përfunduar Salih Salihu nga  “Grupi i Pavarur i Deputetëve” për “Bota sot”.

Kujtojmë se për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Koalicioni aktual dhe LDK thuhet se i kanë siguruar 79 vota dhe janë në kërkim edhe të një vote.

Kryesia e kuvendit të Kosovës edhe zyrtarisht në pajtim me të gjitha grupet parlamentare vendosi që vazhdimi i seancës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi të mbahet  të martën, prej orës 16:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test