Deklarata e Sejdiut vë në “siklet” Qeverinë - Bota Sot
Deklarata e Sejdiut vë në “siklet” Qeverinë

Politika

E diel, 21 tetor 2018

Deklarata e Sejdiut vë në “siklet” Qeverinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 mars 2018 Në ora: 22:27
Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga fillimi i vitit është duke përmendur mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, përmes mocionit të mos besimit.

Sipas përfaqësuesve të LDK-së, në momentin e përfundimit të ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, ata do të organizojnë mocion për rrëzimin e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje është përkrahëse e kësaj nisme, ndërkaq në media kishte deklarime se se “Grupi i Pavarur i Deputetëve” mund të mos e përkrah ndonjë mocion eventual për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, për shkak se ky grup ende nuk është i përgatitur për të hyrë në garë zgjedhore.

Këto deklarime i ka dematuar sot shefi i “GDP” Daradan Sejdiu, i cili ka thënë se grupi i tyre do ta përkrah çdo nismë serioze për rrëzimin e kësaj qeverie. Por, ka shtuar se ende nuk ka pasur diçka zyrtare rreth kësaj çështje dhe kurdo që të ketë kërkesë apo propozim konkret do ta analizojnë dhe do të dalin me qëndrim.

“Çdo nismë serioze dhe e mirë menduar do të ketë përkrahjen e GDP! Por ne nuk kemi marr ndonjë kërkesë nga asnjë grup parlamentar. Në momentin kur ka propozim konkret do ta diskutojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka pohuar Sejdiu.

Ky qëndrim i “GDP” shihet si shenjë e mirë e kampit opozitar, pas ndarjes në LV.

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka thënë për “Bota sot” se deklarata e Sejdiut tregon që ka një unifikim të opozitës në qëndrime dhe veprime, pavarësisht ideologjive.

Image
Nexhat Haziri

I pyetur rreth përgatitjes së “GDP” në garë zgjedhore, Haziri nuk ka dashur të spekulojë si do të garojnë, pasi që kjo sipas tij, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

“Deklarata e Sejdiu nga GDP-ja është një shenjë e mirë që tregon se kampi opozitar edhe pas tronditjeve të brendshme dhe qarjes së LV-së, nuk do ta humbë fuqinë në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, kjo bënë që edhe pozita mos të vazhdojë t’i fërkojë duart në dobësinë e opozitës. Pra, një unifikim i opozitës në qëndrime dhe veprime, pa marrë parasysh ideologjitë apo gjërat e tjera sekondare që ata mund t’i ndajnë, do t’ia vështirësojnë jetën qeverisë Haradinaj dhe rastin e parë edhe do të mund ta rrëzojnë. Nuk mund tani të spekuloj se mund të dalë GDP-ja, pra në çfarë forme në rast të zgjedhjeve të parakohëshme paralamentare, se a do të formojnë parti të re politike, a do t’i bashkangjiten ndonjë subjekti politik, kjo mbetët për t’u parë në ditët në vazhdim”, ka theksuar Sejdiu./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test