“Opozita duhet të mobilizohet kundër planeve të rrezikshme të Thaçit”

Politika

“Opozita duhet të mobilizohet kundër planeve të rrezikshme të Thaçit”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 26 mars 2018 Në ora: 21:17
Faton Abdullahu

Publicisti Faton Abdullahu në një prononcim për “Bota sot” thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke bërë lojëra politike për përfitime të tij personale.

“Me rëndësi është të mbetesh në lojën politike dhe më e rëndësishme se kaq është, të mbetesh akteri kryesor i kësaj loje. Nuk është i rëndësishëm rezultati, por loja. Kjo është moto e Thaçit në politikë tash sa kohë. Këtë ai po e bënë mirë për vete, për klanin e tij dhe për ata që përfitojnë nga ai, por jo për qytetarin e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, kjo lojë e tij duhet të ndalet.

“Lëshimi i ‘balonave testues’ nga Presidenti aktual tashmë është bërë pjesë e politikës së tij që kamuflohet, herë me patriotizëm e herë me pro-uesternizëm, për tu kuptuar drejtë vetëm atëherë kur e keqja është bërë. Presidenti Thaçi po e bën këtë edhe me planin e ndarjes së Kosovës”.

“Tani ne, ngjashëm me frikën e deleve të pambrojtura nga ujku, duhet të presim se çfarë po na servon ai, e çfarë jo, rreth kësaj. E frikshme. Opozita duhet të reagoj shpejt që kjo të ndalet. Përvoja e deritashme është e mjaftueshme për të kuptuar se po përgatiten hile të mëdha. Shpresë e vetme është reagimi i opozitës. E keqja shtesë është se, ajo nuk është unike”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat