Kundërpërgjigjen nga LDK-ja: Nuk do të bëhemi patericë e qeverisë

Politika

Kundërpërgjigjen nga LDK-ja: Nuk do të bëhemi patericë e qeverisë

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 27 mars 2018 Në ora: 21:10
Qeveria e Kosoves

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ditën e djeshme ka hyrë në sallën ku pritej të mbahej debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën. Por, Gjuriq nuk kishte marrë leje nga Qeveria e Kosovës për të hyrë brenda territorit të Kosovës, kështu që u arrestua nga Policia e Kosovës.

Pas arrestimit të Marko Gjuriq nga Njësia Speciale e Kosovës, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka dhënë lajmin se serbët janë larguar nga Qeveria.

Pas gjithë kësaj rrëmuje të shkaktuar nga pakica serbe, kryeministri pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare e ka komentuar vendimin e Listës Serbe për të dalë nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj theksoi se ‘’Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare, veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, as ministrave, as zyrtarëve. Është një procedurë standard, për çka është i pakuptueshëm vendimi i marrë nga ta. Dorëheqje se kam plan me dhanë”.

Ndërsa, sipas mediave vendore, Haradinaj ka filluar që të komunikojë intensivisht me Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin, përfaqësues të Grupit të Deputetëve të Pavarur dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përkatësisht Avdullah Hotin dhe Agim Veliun.

Flasin nga LDK

Por, kontaktin me LDK e ka mohuar nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova.

I kontaktuar nga gazeta ‘’Bota sot’’, Rugova, ka thënë se LDK nuk ka marrë ndonjë qëndrim deri më tani.

Image
Haki Rugova

‘’Ne e kemi dërguar komunikatën. Ne si kryesi e partisë nuk kemi marr asnjë qëndrim, nuk kam ndonjë koment’’, ka thënë  Rugova.

Në anën tjetër, Bajram Gecaj i ka vënë në mëdyshje spekulimet e fundit pasi që thekson se nuk do të bëhen patericë e qeverisë.

Image
Bajram Gecaj

‘’Haziri ishte i qartë sot se ne nuk do të bëhemi patericë e qeverisë’’, - përfundoi Gecaj.

Ndërsa, kujtojmë se Haziri ka thënë se LDK nuk do të bëhet patericë e kësaj qeverie.

“Duke qenë udhëheqese e opozitës dhe duke pasur një peshë politike si partia më e madhe në vend, LDK nuk ka kurrfarë interesi me qenë patericë ose pjesë e kësaj qeverie. Interesi i LDK është me e rujtë shtetin tonë, Republikën tonë!”, ka shkruar Haziri.

Zgjedhjet, shpëtim i Kosovës

Ndër tjera, sipas analistëve zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare do ta shpëtonin Republikën e Kosovës  nga një rrëmujë e madhe.

Sipas analistit Murat Aliu, mos kyçja e LDK-së në qeveri do ta çonte Kosovën përpara me themelimin e një qeverie të re.

Image
Murat Aliu

‘’Realisht gjendja politike në Kosovë reflekton nevojën për zgjedhje të reja parlamentare, sepse kjo strukturë qeveritare dhe parlamentare nuk është stabile dhe si pasojë kemi destabilitet sa i përket koalicionit qeveritar. Në këtë kontekst vlerësoj se do të ishte një hap i gabuar politike nëse LDK do t'i ishte bashkangjitur koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Haradinaj. Sepse siç përmenda më lartë mos kyçja e LDK-së në qeveri sipas gjitha gjasave do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ndoshta zgjedhjet e parakohshme do të nxjerrin në pah një strukturë tjetër parlamentare e cila do të gjeneronte një qeveri dhe parlament më stabil’’, përfundon Aliu për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat