Ndryshon gjithçka, Abazi: Lista Serbe nuk largohet nga Qeveria, ky është skenari Thaçi-Vuçiq

Politika

Ndryshon gjithçka, Abazi: Lista Serbe nuk largohet nga Qeveria, ky është skenari Thaçi-Vuçiq

Nga: P.R Më: 27 mars 2018 Në ora: 22:13
Marko Gjuriq, 27 mars, 2018. Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së Marte, Lista Serbe mori vendim për largimin nga Qeveria e Kosovës.

“Jemi dëshmitarë që pas ngjarjeve të djeshme të Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tone. Dje kam thënë se arsyeja për sulmin e policisë në veri ishte e kot. Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, ka thënë Goran Rakic, kreu i Listës Serbe.

Image
Haki Abazi

Por, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, thekson se Lista Serbe nuk do të largohet nga koalicionin PAN.

Sipas tij, e gjithë kjo, edhe arrestimi i Gjuriqit dhe “largimi” i Listës Serbe është një lojë e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqit.

“Nuk jam i bindur qe del Lista Srpska. Kjo është krejt mjegull. Krejt kjo është për Vuçiqin me dal hero. Nuk mendoj qe del Lista Srpska përveç nëse edhe kjo është pjese e skenarit Thaci-Vuçiq. Ajo qe u pa dje është zhvendosje e fokusit dhe episode vazhdimi pas rastit të Enver Zymberaj. Ka dy të vrare Enver Zymberaj dhe Oliver Ivanovic, vrasësit janë ende të lirë”, ka thënë Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat