Haki Abazi tregon qëllimet e deputetëve që braktisën Vetëvendosjen

Politika

Haki Abazi tregon qëllimet e deputetëve që braktisën Vetëvendosjen

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 29 mars 2018 Në ora: 13:56
Haki Abazi

Grupi i deputetëve të pavarur pas ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje do të themelojnë parti të re. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet Visar Ymeri.

Deputeti Ymeri nëpërmjet një deklarate për media e ka lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re.

“Nuk ka arsye për t’u ngutur, më mirë është ta bëjmë një subjekt me koncept të qartë politik. Po flasim për kornizat tona ideologjike”, pati thënë Ymeri.

‘’Alternativa Socialdemokrate’’, kështu pritet të quhet partia më e re e cila thuhet se do të jetë në krye me deputetin Visar Ymeri.

Analisti politik, Haki Abazi në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, grupin e deputetëve të pavarur e vlerëson si grup me ambicie të sëmura për pushtet.

“Grupi i vogël i të vet larguarve nga VV është një kompozicion i individëve të interesave të lidhura me ambiciet e sëmura për pushtet. Këta kanë vendosur që angazhimin politik të tyre ta vendosin në shërbim të një tranzicioni dhe strategjie për exit-in e klanit PRONTO. Këta po duan që të ju sigurojnë këtyre një garancion që kur largohen nga pushteti nuk do të ju prekin pasurinë e paligjshme që kanë krijuar shitësit dhe përfituesit e privatzimit të aseteve publike, shoqërore. Nuk është hiç me rëndësi se si e bëjnë këta kanë qenë edhe negociator të procesit të votimit të demarkacionit dhe tani janë hisedare të agjendës së degradimit të shtetit’’, - përfundon Abazi.

Kujtojmë se ky grup përbëhet nga 12 deputet e që janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat