Nuk mund të dialogët me Serbinë, përderisa nuk zbardhet fati i të pagjeturve

Politika

Nuk mund të dialogët me Serbinë, përderisa nuk zbardhet fati i të pagjeturve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 mars 2018 Në ora: 16:31

Tani që ka rinisur dialogu me Serbinë dhe po përmendet një dokument final për normalizim të marrëdhënieve, Qeveria dhe Presidenca duhet që të kërkoj nga Serbia, zbardhjen e fatit të të pagjeturve. 

Ndonëse Kryeministri Ramush Haradianj disa muaj më parë shtroi çështjen e ndryshimit të Ligjit për persona të pagjetur, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që të shtrojnë idetë për të bërë një plan konkret se si duhet vepruar, si dhe të punohet më shumë në çështjen e personave të pagjetur megjithatë ende nuk ka ndonjë sinjal në këtë fushë.

“Negociatorët e Kosovës vajtjen në Bruksel e kanë menduar si sikur e kanë menduar ekskursion”

Duke folur rreth kësaj çështje analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se tani po flitet dhe po hartohet një dokument final dhe natyrisht që dokumenti final do të ketë lësho shqiptarët e lësho serbët dhe secili mendon se fitoi, por opinioni nuk di asgjë.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, bisedimet siç janë zhvilluar deri sivjet me Serbinë sikur kanë synuar që të nxirret viktimë Serbia e agresor shqiptarët.

“Negociatorët e Kosovës vajtjen në Bruksel e kanë menduar si sikur e kanë menduar ekskursion.

Ende nuk ka qartësim se ku janë të zhdukurit e Kosovës, dhe ende nuk janë kërkuar madje as dosjet sekrete që ta dijë Kosova se kush është në ato dosje sekrete, që njerëzit e dosjeve të mos vazhdojnë të punojnë për Serbinë. Ende grupi bisedues dhe autorizuesit nuk e kanë heqë Serbinë nga mendja e tyre, ende nuk ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Mogerinit se Kosova nuk është koloni e Serbisë. Është minimale që Serbia të artikulojë falje, por me mënyrën e nënshtruar të bisedimeve nga shqiptarët dikur ne duhet ti kërkojmë falje Serbisë”, ka thënë analisti politik Shahu.

“Zbardhja e fatit të të pagjeturve duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës”  


Ndërsa njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj ka vlerësuar se zbardhja e fatit të të pagjeturve duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës  dhe si i tillë duhet të faktohet në të gjitha nivelet institucionale vendore dhe ndërkombëtare.

Ai ka thënë se në këtë kuptim edhe ekipi i Kosovës në dialog me Serbinë duhet të kërkojë me ngulm që çështja e zbardhjes së të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës, të jetë temë kryesore e bisedimeve në Bruksel.

Image
Sami Blakaj

“Nuk mund të dialogët për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe as të bëhet fjalë për finalizim të dialogut, përderisa nuk zbardhet fati i të pagjeturve dhe përderisa shteti serb nuk kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë. Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur dhe kërkim falja e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë është domosdoshmëri e kohës, dhe si e tillë nënkupton drejtësi dhe satisfaksion për viktimat, përgjegjësi për kriminelët e luftës, prehje dhe qetësi për familjarët si dhe një mjedis të pa kontaminuar me urrejtje etnike”, është shprehur njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat