Tërnava: Fjala terrorist e ka kuptimin e vetë në luftërat e ndryshme agresive

Politika

Tërnava: Fjala terrorist e ka kuptimin e vetë në luftërat e ndryshme agresive

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 29 mars 2018 Në ora: 21:54
Arrestimi i Marko Gjuriq

Njohësi i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava, e ka komentuar për “Bota sot” arrestimin e Marko Gjuriqit dhe fjalën e terrorist drejtuar policisë së Kosovës nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai e konsideron si veprim të mençur mos reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj Serbisë për atë fjalë drejtuar policisë së Kosovës, ku thotë se “nuk hyhet në një thes me gjithkënd”.

“Tani me fol për politikat dhe politikanët serb se si shprehen dhe çfarë terminologji përdorin ne bisedat e tyre, është e tepërt te flasim. Në esencë nga po këta politikan te këtij shteti me ato politika fyese të viteve të 90-ta, ku iu vu flaka shteteve të Ballkanit. Fjala terrorist e ka kuptimin e vetë në luftërat e ndryshme agresive, të ndonjë grupi apo individi qe e sakrifikon vetën për qëllimet e veta apo ndonjë grupi. Reagimi i Kosovës ndaj paraqitjeve të tilla te shprehjeve ndaj Serbisë, kishte me e devalvuar politikë-bërjen e kosovarëve, ma ne fund e thënia popullore se “nuk hyhet një thes me gjithkënd“ ne këtë rast e ka kuptimin e vetë. Edhe gjatë burgosjeve te disa qytetarëve tone ne Serbi, si ne rastin e Nehat Thaçit, asnjëherë nga zyrtaret kosovar nuk është përdorur ajo terminologji-terroristë, sepse burgosjet brenda një shteti janë kompetence e ati shteti qe duhen te veprojnë ne baze te ligjeve ne fuçi te atyre shteteve qe i kane. Një përzierje e tille konsiderohet se ndërhyrje ne pune te brendshme te atij shteti”-tha Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, Policia e Kosovës e ka kryer punën e vete konfrom kompetencave te ligjeve ne fuqi, kurse rasti në fjalë ishte dashur të kaloj në kompetencat e institucioneve të drejtësisë-prokurorit.

“Policia e Kosovës e ka krye punën e vete konfrom kompetencave te ligjeve ne fuqi. Rasti në fjalë ishte dashur të kaloj në kompetencat e institucioneve të drejtësisë-prokurorit, por me që ky raste ishte më shumë rast politikë, edhe procedurat politike e kanë luajtur rolin e vetë, dhe është vepruar në këtë mënyrë sikur që u imponua ne këto rrethana e kur kemi parasysh se fjala është për një politikan te një shtetit fqinj, e ku dihet se tash e sa kohë në mënyrë intensive janë duke u udhëhequr bisedimet mes kryetarëve te këtyre dy shteteve”- përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat