Milaim Zeka kërkon të zgjerohet përgjegjësia për dëbimin e Gylenistëve

Politika

Milaim Zeka kërkon të zgjerohet përgjegjësia për dëbimin e Gylenistëve

DIANA BUNJAKU Nga DIANA BUNJAKU Më 30 mars 2018 Në ora: 19:21
Milaim Zeka

Kryesia e Nismës Socialdemokrate u raportua se ka mbajtur një mbledhje urgjente.

Sipas medieve, në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Eksponentë të lartë të Nismës kanë kritikuar veprimet e djeshme.

Duke folur rreth asaj se çfarë u diskutua në mbledhjen e mbajtur nga Nisma. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Milaim Zeka, ka thënë për “Bota sot” se ai dhe deputet tjerë nuk kanë qenë pjesë e asaj mbledhje, meqë para disa minutash kanë aprovuar Ligjin për Prokurori.

Megjithatë ai ka folur për arrestimin e mësimdhënësve turq dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së Driton Gashi.

“Ne nuk ishim në atë takim të pranishëm të mbajtur nga Nisma, pasi ne vetëm sa e aprovuam Ligjin për Prokurori dhe ligjet e tjera në seancë që i thuajse i kemi si detyrë shtëpie shumë të rëndësishme nga ana e Bashkimit Evropian. Aprovuam këto ligje pasi sot ishte dita e fundit kur ne duhej që në Parlamentin e Kosovës ti aprovojmë një paketë ligjesh, kështu që kemi konsideruar se pas konsultues që patën të votojmë edhe ligjet”, ka thënë deputeti Zeka.

Por megjithatë deputeti Zeka, thotë se ka pasur një takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj takim ky i cili është kërkuar nga vet grupi i deputetëve.

“Kryetari Limaj na ka informuar mbi zhvillimet e fundit, dhe na ka thënë se në mënyrë absolute as ai, e as Haradinaj e Veseli nuk kanë qenë të informuar për turpin e djeshëm ndaj arrestimit 6 persona të nacionalitetit turk, mësimdhënës të kolegjit “Mehmet Akif” të cilët u arrestuan në mëngjesin e së enjtes. Ne si Nismë e kemi thënë qysh mbrëmë nga prononcimet tona, dhe kemi qenë shumë unik, se ata njerëz të cilët e kanë bërë një veprim të ulët e të turpshëm me arrestimin e mësimdhënësve turq, prej Pavarësisë e këndej asnjë dëm më të madh nuk ia kanë shkaktuar Kosovës, më shumë se me këtë veprim  andaj edhe  mendojmë unanimisht se kjo është vepër e drejtpërdrejtë  e presidentit Thaçi, por edhe e zv/ kryeministrit Pacolli”, ka thënë deputeti Zeka.

Ai nuk beson që Pacolli nuk ka qenë i informuar më parë me këtë arrestim, dhe thotë se ndjehet skeptik se si Pacolli nuk paska qenë i informuar me arrestimin e mësimdhënësve, përderisa ministri i tij Sefa, paska qenë i informuar në lidhje me arrestimin.

“Vetë deklarata e Behgjet Pacollit që e tha mbrëmë në media, ndoshta edhe pa dashje, apo pa e ditë se çka po thotë, na bindi me atë se ai kishte njohuri rreth arrestimit, kur tha se “Shefi i AKI-së ka dhënë urdhër për arrestim”. Pra kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse nuk ka shef të shërbimeve sekrete në ndonjë vend të botës që e bën dëbimin e njerëzve  nga një territor. Unë mendoj se përgjegjësia duhet të zgjerohet nga Haradinaj, dhe duhet të merren masa edhe ndaj personave tjerë, e jo nga ata që i ka shkarkuar, sepse njëri ndër ministrat më të mirë të kësaj qeveria ka qenë ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefa”, ka thënë deputeti Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat