Arsyeja e vërtetë, pse Haradinaj nuk ka guxim që t`i kundërpërgjigjet kërcënimit të Erdoganit?

Politika

Arsyeja e vërtetë, pse Haradinaj nuk ka guxim që t`i kundërpërgjigjet kërcënimit të Erdoganit?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 1 prill 2018 Në ora: 14:45
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e kërcënoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, pas shkarkimit të ministrit të punëve të brendshme, Flamur Sefaj dhe shefit t AKI-s, Driton Gashit.

Këto shkarkime, Erodgan i pa si një mbrojtje të njerëzve që janë kundër Turqisë nga kryeministri Haradinaj.

“Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë? Ju z. Kryeministër a nuk e dini se Turqia është vendi i dytë menjëherë pas Amerikës që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ishte deklarata e Erdogan drejtuar Haradinajt.

E analisti politik, Faton Mehmeti, e sheh deputeten turke në Kuvendin e Kosovës, Myfera Shinik, si një shkak të mos reagimit të Haradinajt ndaj Erdogan, pasi sipas tij, rreziku i kryeministrit të Kosovës vjen nga kjo deputete, sepse nëse raportet Haradinaj-Erdogan acarohen, kjo deputete mund të kalojë në opozitë dhe Haradinaj mbetet me një deputetë më pak në qeverinë e tij.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk mendoj se Ramushi i frikësohet direkt Erdoganit, por i frikësohet deputetes turke në kuvendin e Kosovës, e cila mund të kaloj në radhët e opozitës për të iniciuar mocion ndaj qeverisë. Andaj, për mos të ulur tensionet, Ramushi ka zgjedhur heshtjen”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai thekson se Ramushi po ndihet i rrezikuar nga të gjitha anët si nga Erdogani, Vuçiqi dhe Thaçi, dhe thotë se ky i fundit është fajtori kryesor për këto zhvillime, pasi që është i tmerruar nga Gjykata Speciale.

“Ramushi ndihet i rrezikuar nga te gjitha anët,si nga Erdogani, Vuçiqi dhe Hashimi. Nëse do ishte në opozitë, Ramushi do fliste për akuzat e Erdoganit, por në qeveri është i rrezikuar dhe hesht. Është mentalitet primitiv qe Thaçi e ka instaluar duke zhvendosur luftën politike jashtë vendit, me Erdoganin dhe Vuçiqin si aleat te tij. Besoj se të gjitha këto ngjarje të fundit, janë indikacione se kjo qeveri do te bie shume shpejt. E tërë kjo vepër e Thaçit, i cili është i tmerruar nga Gjykata Speciale. Është fajtor Thaçi që ka lejuar dhe po lejon që Erdogani të na trajtoj si provincë turke”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat