Juristi tregon se si po e shkelin ligjin komunat me shumicë serbe

Politika

Juristi tregon se si po e shkelin ligjin komunat me shumicë serbe

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 1 prill 2018 Në ora: 16:23
Ilustrim

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi tregon për “Bota sot”,  se si po shkelet ligji nga ana e krerëve të komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se mos përdorimi i flamurit të Republikës së Kosovës në komunat serbe, përbën shkelje ligjore.

“Mos përdormi i flamurit të Republikës së Kosovës në këto komuna të cilat janë brenda Kosovës dhe përdorimi i flamurit të Serbisë është në kundërshtim me ligjet tona”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Image
Profesori universitar, Muhamet Kelmendi

Paragrafi, 4.1 i nenit 4 të Ligjit për Përdorimin e Simboleve Shtetërore parasheh që Flamuri shtetëror vendoset në mjediset e brendshme dhe të jashtme të institucioneve shtetërore dhe publike.

Kelmendi e sheh si rrezik edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Vet fakti që ky Asociacioni do ta ketë një komandant që do të jetë serb e që do të komandoj forcat serbe. Kjo tregon për një subjekt të ri shtetëror dhe kjo po bëhet me dikën nga faktori i brendshëm. E ky faktor i brendshëm është Hashim Thaçi, i cili ka nënshkruar marrëveshjen e 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shtoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat