Heshtja e Haradinajt përballë kërcënimeve të Erdoganit, Abazi zbulon “kurbanin” e Thaçit

Politika

Heshtja e Haradinajt përballë kërcënimeve të Erdoganit, Abazi zbulon “kurbanin” e Thaçit

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 2 prill 2018 Në ora: 09:26
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Tashmë kanë kaluar dy ditë, që kur presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kërcënoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Erdoganit, karriera politike e Haradinajt do të përfundojë shumë shpejt. Ndërsa, sjellje tjetër pati ndaj presidentit Thaçi, të cilin Erdogan, gjatë ditës së djeshme e falënderoi publikisht për arrestimin e më pas deportimin e 6 shtetasëve turk, të cilët Turqia i konsideron si “terroristë” dhe përkrahës të organizatës FETO.

Por, edhe pse kanë kaluar dy ditë që nga deklarata e Erdoganit, Ramush Haradinaj ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për kërcënimet e presidentit turk.

Por cila është arsyeja që po hesht Ramush Haradinaj? Çfarë mund të fshihet prapa kësaj?

Lidhur me këtë, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se e gjithë situta e krijuar se fundi është një qërim hesapesh dhe një luftë e brendshme.

Image
Haki Abazi

“Situata dhe paqartësitë pas kapjes se qytetarëve Turq në Kosovë janë shtuar dhe është komplikuar pas mesazhit të dërguar nga presidenti Erdogan. Udhëheqësit e papërgjegjshëm dhe të pakoordinuar kane vënë vendin në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe delikate. Në njërën anë janë ekspozuar dobësitë dhe proziteti ne managjimin dhe funksionalitetin e institucioneve, është dalë në pah një lufte e brendshme, qerim hesapesh dhe një paranojë e skajshme sidomos e presidentit Thaçi që ka shkaktuar konfuzion të jashtëzakonshëm”, është shprehur Abazi,

Sipas tij, nga heshtja e Haradinajt, kuptohet se ky është një “kurban” për Thaçin dhe për borxhet që i ka.

“Në anën tjetër, kjo situatë ka sjellë dyshime se si duhet të mirëmbahen marrëdhëniet me Turqinë që është një vend i rëndësishëm në NATO dhe në zhvillimeve tjera. Kjo është mungesë e plotë e veprimeve dhe qëndrimeve sepse Kosova nuk ka politike të jashtme fare. Por për ta bërë këtë situatë edhe me komplekse janë shkeljet e Konventave ndërkombëtare që do ta rendojnë situatën e liberalizimit të vizave dhe proceseve tjera integruese duke qenë se shtetet evropiane dhe Amerika janë duke e përcjellë me kujdes situatën. Nga heshtja po kuptojmë se ky sot është edhe një kurban për Thaçin dhe për borxhet që i ka ndërsa veprimi i drejtësisë është shumë i mangët dhe le shume për të dëshiruar”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve politike në Kosovës, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat