Ramush Haradinaj ia “plotëson” kërkesën Listës Serbe!

Politika

Ramush Haradinaj ia “plotëson” kërkesën Listës Serbe!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 prill 2018 Në ora: 11:37
Deputetët e Listës Serbe

Kryeministri Ramush Haradinaj të premten ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të inteligjencës (AKI), pas rastit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Kërkesa e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme është zyrtarizuar të martën, mirëpo kërkesë për shkarkim të tij ka pasur edhe më herët, para çështjes së gylenistëve.

Një ditë para se të ndodhte, arrestimi dhe deportimi i shtetasve turq, Lista serbe kishte kërkuar shkarkimin e ministrit të MPB-së dhe drejtorit të Policisë së Kosovës.

Kërkesa për shkarkim kishte ardhur pas një takimi të jashtëzakonshëm të mbajtur në veri të Mitrovicës, pas arrestimit të Marko Gjuriqit- drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë.

Por, me kërkesën për shkarkimin e Flamur Sefajt nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, Ramush Haradinaj ia plotësoi kërkesën e Listës Serbe, me të cilët është në koalicion qeverisës.

Përkundër, që Kryeministri ka theksuar se Lista Serbe nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, analistët politikë e pohojnë të kundërtën.

Sipas analistëve politikë, Lista serbe e ka kushtëzuar qeverinë me kërkesë për largimin e ministrit të MPB, gjersa shtojnë se Qeveria duhet të japë dorëheqje pas këtyre ngjarjeve.

Kushtëzimi i Qeverisë nga Lista Serbe

Analisti politik, Ilir Dugolli, thotë se kundërpërgjigjja e Listës serbe pas arrestimit dhe dëbimit të Marko Gjuriq ka qenë shkarkimi i ministrit Flamur Sefaj.

Kjo kërkesë e Listës serbe, sipas Dugollit, është qartësisht kushtëzim i qeverisë.

“Lista serbe si subjekt i organizuar politik, në qeverinë Haradinaj, në kundërpërgjigje pas arrestimit dhe dëbimit të Marko Gjurqit, kërkoi shkarkimin e ministrit  Flamur Sefaj (AKR). Kjo kërkesë e tyre, tregon qartë se sa e kushtëzuar është kjo qeveri, në rast se dëshiron të funksionon, mirëpo jep edhe një sinjal se ministri Sefaj (në këtë rast) e zbatoi ligjin.  Kryeministri nuk e deklaroi se do ta bënte ndonjë shkarkim, apo jo, ndonëse situata shpejt evoluoi me arrestimin e gjashtë shtetarëve turk, në kolegjin “Mehmet Akif”. Natyrisht me kërkesën e shtetit turk dhe me pretekstin se të apostrofuarit, janë të kërkuar nga shteti turk, si pjesëtarë të organizatës terroriste “Feto-s”, (organizate kjo e quajtur terroriste, vetëm nga shteti Turk)”, ka deklaruar Dugolli.

Image
Analisti politik, Ilir Dugolli

Sipas tij, mos njoftimi i krerëve të shtetit për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, shkakton huti dhe e kësisoj mund t’i kushtojë Kosovës me tërheqjen e pavarësisë nga shteti turk.

“Tani më, vazhduan anomalitë shtetërore, bile edhe më të theksuara.  Asnjëri nga tri shtyllat  kryesore të shtetit, nuk deklarojnë se ishin të njoftuar lidhur me arrestimin e tyre, duke e lënë në mjegull situatën e cila sa më shumë të zgjatë e mjegulluar, aq më shumë krijon huti dhe mundësi për manipulim që mund të kushton me përçarje, deri në tërheqje të njohjes se shtetit te Kosovës nga shteti Turk. Kjo situatë e mjegulluar nuk i konvenon shtetit tonë. Kjo duhet qartësuar dhe duhet marrë përgjegjësitë e veta, secili nga njerëzit me kompetencë”,  ka shtuar Dugolli.

Të shkarkohet Presidenti

Kurse, analisti politik Nexhat Haziri, ka kërkuar fillimisht shkarkimin e Presidentit, pastaj ka kërkuar që, jo vetëm ministrave të caktuar, por e gjithë qeveria të japë dorëheqje.

Haziri e quan skandaloze arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, gjersa ka kritikuar edhe opozitën për reagim, siç e thotë ai të vakët.

Image
analisti politik Nexhat Haziri

“Nëse dikush do të duhej që së pari të shkarkohej, është presidenti Thaçi, i cili është ai që i orkestroi të gjitha, duke filluar nga ngjarjet në veri të vendit, e deri të kindapimi dhe deportimi i shtetasëve turq, të njohur si "gylenistët" për në Turqi, e që kishin leje qëndrimi të rregullt në Kosovë. Dhe më pas jo vetëm ministra të caktuar, por e gjithë qeveria do të duhej të ofronte dorëheqje, sidomos pas një skandalit të turpshëm më rastin e kindapimit të shtetasve turq dhe deportimin e tyre në Turqi në duart e duiktatorit Erdogan. Jam i habitur me reagimin e opozitës ndaj këtyre ngjarjeve që është një reagim i vakët. Opozita duhej të ishte shumë më shumë e zëshme dhe të jetë dinamike, duke thirrur edhe protesta qytetare për ti shtyer krerët e shtetit për të dhënë dorëheqje”, ka pohuar Haziri.

Arsyet pse duhet të bie Qeveria

Ndërsa, analisti politik Blerim Bujrani, i konsideron të pabesueshme ngjarjet e fundit në Kosovë.

Burjani thotë se qeveria aktuale duhet të bie sa më parë, gjersa ai, përmend edhe arsyet pse duhet të rrëzohet.

Image
Analisti politik Blerim Bujran

“Kjo çfarë ka ndodh është skandal i madh i drejtës vendore dhe i të drejtës ndërkombëtare. Është diçka e pabesushme që mund të ndodhë në një shtet evropian një gjë e tillë, paprocedur dhe pa përfille ligjet vendore dhe ndërkombëtare të ndodh arbitrarizmi i tillë është absurd në një shtet demokratik, realisht kjo qeveri duhet të bie sa më parë, është e paaftë, analfabetike, e padijshme dhe tash po del të mos ketë, as kontrolle mbi institucionet e saj, kur e thonë dy njerëz si kryemisnitri dhe presidenti nuk e dinë çka ka ndodhe dhe pse? Kush e di? Ata janë përgjegjës edhe për këtë çështje”, ka nënvizuar Burjani.

Ndryshe, gjashtë shtetasit turq të deportuar në Turqi, Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan, Hasan H.Gunakan dhe Osman Karakaya, ishin punonjës të “Institucionit Arsimor Gülistan”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat