Mehmeti tregon pse Thaçi nuk e shkarkon drejtorin e AKI-së

Politika

Mehmeti tregon pse Thaçi nuk e shkarkon drejtorin e AKI-së

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 4 prill 2018 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se gjysma e punës për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka përfunduar dhe sipas tij gjysma tjetër mbetet në dorën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, ky i fundit nuk ka dashur të deklarohet nëse do ta shkarkojë kreun e AKI-së, pas deportimit të gjashtë gylenistëve në Turqi.

Faton Mehmeti analist politik, thotë se Thaçi nuk dëshiron ta shkarkojë drejtorin e AKI-së, sepse ka marrëdhënie personale me të.

Sipas Mehmetit, Gashi duhet të jetë servil i Thaçit, në mënyrë që ai t’ia zhduk disa prova, që i posedon AKI-ja për Presidentin dhe njerëzit e tij të ngushtë.

Image
Faton Mehmeti

“Krerët e insituucioneve tona marrëdhëniet me drejtorët dhe njerëzit tjerë të emëruar nga ata i kanë perosnale, jo insticuionale. Kjo edhe është arsyja që hezitojnë t’i shkarkojnë, edhe kur ata bëjnë shkelje të ligjit. Një gjë e tillë e katapulton vënien e drejtës, si element bazë i shtetit të së drejtës. Prandaj, edhe Thaçi po heziton të shkarkojë Driton Gashin, pasi i ka marrëdhëniet personale me të, e të cilat i kanë ndihmuar shumë Hashimit që të përfitojë nga dhënia e informacioneve për kudërshtarët e tij, e të cilët i kushtëzon në raste të caktuara. Driton Gashi duket të jetë servil i Thaçit, prandaj ky i fundit nuk e shkarkon, së paku derisa i zhduk disa prova që i posedon AKI për Thaçin dhe njerëzit e tij të ngushtë. Thaçi dhe të gjërat që janë në shtet, veprojnë sikur të jenë kryer të organizatave kriminale dhe me këtë logjikë veprojnë edhe janë të prirur për të ndërtuar dinasti të përjetshme. Deri sa kjo klasë politike të jetë në pushtet, njerëz si Hashimi do vendosin servil të tyre nëpër vendet kyqe, dhe të cilët nuk i shkarkojnë edhe kur bëjnë shkelje ligjore.

Vendimi për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, sipas kreut të ekzekutivit, ka ardhur pasi që janë prishur marrëdhëniet e tyre institucionale.

Por, sipas Haradinajt vendimet për shkarkimin e drejtorit të AKI-së i  komunikon dhe i merr me presidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat