Kelmendi: Opinioni po përgatitet për arrestimin e Thaçit

Politika

Kelmendi: Opinioni po përgatitet për arrestimin e Thaçit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 prill 2018 Në ora: 11:17
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Vrasjet dhe sulmet e ndryshme politike që ka ndodhur në periudhën e pas luftës në Kosovë ende mbesin mister dhe raste të pa zgjidhura.

Pritet që Gjykata Speciale, të jetë ajo, e cila do të zbardh shumë krime e vrasje që janë kryer nga ana e personave që dyshohet që sot janë në pozita kyçe ne institucionet.

Artikulli i New York Times

Fetah Rudi, një ish-mësues dhe aktivist politik, e përdor një karrige me rrota tash e 17 vjet, që kur persona të armatosur ende të paidentifikuar i kishin shkaktuar atij 14 plumba në stomak dhe në shpatull, në një incident që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Rud, ka shkruar gjatë javës që lamë pas e përditshmja New York Times.

Atij i kanë humbur shpresat për të ecur sërish me këmbë, por falë një gjykate të re për krime lufte më në fund atij i është rikthyer shpresa.

Paralajmërimi i aktakuzave të para nga Gjykata Speciale për krime lufte e ka gëzuar Fetah Rudin, i cili ishte mbajtur në një burg sekret të UÇK-së dhe ishte rrahur dhunshëm në fund të luftës dhe, pas përfundimit të konfliktit, ai thotë se ishte në shënjestrën e UÇK-së. Ai tha se do të largohej nga Kosova dhe do të shkonte në perëndim të Evropës me gruan e tij dhe katër fëmijë, nëse do shfuqizohej Gjykata Speciale. Gjykata, thotë Rudi, është “mundësia e fundit për ta liruar popullin tonë”.

Fetah Rudi, i cili përfundoi në një karrocë me rrota pas sulmit të përjetuar pas luftës, i tha New York Times se plumbat që gati e vranë atë, në dhjetor të vitit 2000, ishin shtënë nga e njëjta armë, e cila sipas tij, një muaj më parë ishte përdorur për të vrarë gazetarin Xhemajl Mustafa.

New York Times, i lidh vrasjet dhe sulmet politike, me ngritjen politike të Hashim Thaçit, i cili u bë Kryeministër dhe pastaj President i Kosovës.

Koha, thotë Beriana Mustafa, ishte indikacion i “një lloj hakmarrjeje” nga luftëtarët e UÇK-së, të cilët siç ka thënë ajo për New York Times, të zemëruar me humbjen politike ndaj LDK-së, menduan se “nëse vrasim këta njerëz do të arrijnë në pushtet”.

Kelmendi:  Vrasjet politike janë të lidhura më zyrtarë të larte të shtetit

“Bota sot”, ka kontaktuar deputetët e LDK-së Avdullah Hoti dhe Besa Gaxherri për të komentuar më shumë në lidhje me artikullin e publikuar në New York Times dhe personazhin Fetah Rudi, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. Ata i kanë kushtuar rëndësi këtij artikulli, vetëm duke e shpërndarë në rrjetet sociale.

E analisti politik, Jeton Kelmendi, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi duke thënë se ai është ngritur në karrierë edhe përkundër asaj se mund të jetë i dyshuar për sulmet e tilla.

Image
Jeton Kelmendi

“Ashtu siç shkruan edhe në artikullin e të famshmes New York Times, mendoj se vrasjet politike janë të lidhura më zyrtarë të lartë të shtetit dhe sigurisht se nuk i bëjnë nder politikës, e as Kosovës sidomos tani në proceset integruese të BE-së. Rasti konkret ku flitet për ngritjen në karrierë të presidentit Hashim Thaçi, të cilin edhe e kanë lidhur më vrasjet politike të pas luftës pak a shumë tashmë më nuk është e re, por shkrime të tilla po tentojnë ta bindin opinionin, që të ketë pak reagime me arrestimin eventual të presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale” ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, dihet se gjykata Speciale, përveç asaj që është thënë se do të merret me krimet e supozuara ndaj komunitetit serb në Kosovë, si duket do të trajtojë edhe krimet e natyrave tjera që përfshijnë edhe vitin 1999 e deri vitin 2000.

“Kjo periudhë me të cilën merret Gjykata Speciale do të mund të dërgojë në burgim disa koka të larta të politikës së Kosovës duke përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaçi. Nuk duhet harruar një fakt se pikërisht mbi lëkurën e Thaçit është ngritur krejt Gjykata Speciale, por se a do të merret, a jo është realtive. Por, jam shumë i sigurt se thikë nga kjo gjykatë do të jetë për Thaçin dhe pikërisht si rekasion i kësaj kemi këto aventura dhe shkelje ligjore kemi gjithë ketë turbulencë që po i shkakton presidenti Thaçi se bashkë më shërbimet sekrete anti shqiptare për të cilat ai i ka punuar dhe ndoshta punon ende. Kemi rastin e arrestimit të shtetasve turq dhe rastin e arrestimit të Gjuriqit. Thaçi deri në arrestimin e tij eventual nga gjykata Speciale do të ketë edhe shumë aventura të tjera”, është shprehur Kelmendi.

Për Jeton Kelmendin, Gjykata Speciale është e gatshme për ngritjen e aktakuzave, por ka kalkuluar momentet politike.

“Pikërisht janë këto turbulenca në vend që po e shtyjnë fillimin e arrestimeve nga Gjykata Speciale. Mendoj se presidenti Hashim Thaçi duke qenë shumë i fuqishëm me shërbimet inteligjente jashtë Kosovës dhe po ashtu duke pasur krejtësisht nën kontroll Policinë e Kosovës dhe AKI-në do të tentojë çdo moment ta destabilizojë Kosovën, sepse është e vetmja mundësi e tij që mund ta shtyjë arrestimin e tij, sepse ai është i gatshëm që t’i dërgojë të gjithë bashkëpunëtorët e tij përfshirë edhe Ramush Haradinaj, e Kadri Veseli vetëm për ta shpëtuar veten”, ka thënë analisti Jeton Kelmendi, në një deklaratë për “Bota sot”.

Zogaj: Vrasjet politike u bën kurban i shpalljes së pavarësisë

Image
Skender Zogaj

Edhe analisti tjetër, Skender Zogaj, ka thënë se reportazhi i gazetës prestigjioze amerikane New York Times nuk është i ri, por është përsëritje e vlerësimeve të bëra që nga vrasjet e para politike, të cilat është ditur sakt se nga vinin, por, ishte gjendja e rëndë e pasluftës  dhe nevoja e mbrojtjes së lirisë dhe e shtetndërtimit të vendit, që hodhi në plan të dytë hetimin e vrasjeve të tmerrshme politike.

“Pra, vrasjet politike u bën kurban i shpalljes së pavarësisë, me shpresën se, do të krijoheshin institucionet e vërteta shtetërore që do të merreshin me zbardhjen e krimet dhe dënimin e merituar të kriminelëve! Por, kjo nuk ndodhi sepse, kriminelët e kapën pavarësinë dhe institucionet shtetërore dhe domosdo që vrasjet politike nuk mund të zbardheshin! “, ka theksuar Zogaj,

Shpresa te Specialja

Se kriminelët janë ende shumë të fortë, sipas Zogajt, u pa në përpjekjen që ata bënë për ta penguar formimin dhe funksionimin e Gjykatës Speciale, e cila ka paralajmëruar se do të merret seriozisht me zbardhjen e krimeve.

“Mbetet të shohim sa do ta mbajë fjalën Gjykata Speciale, e cila shpresojmë se do të angazhohet seriozisht dhe, më në fund do të ndahet shapi nga sheqeri! Që Gjykata Speciale të kryjë mirë detyrën e saj, familjarët e të vrarëve dhe të gjithë të tjerët që e duan Kosovën, lirinë, fëmijët e tyre dhe vetveten duhet të mis heshtin, sidomos ata që dinë fakte konkrete dhe që deri tash kanë heshtur nga frika. Më mirë e kanë të pësojnë se sa të heshtin, sepse heshtja u kushton brezave të rinj të vendit tonë që duhet të përjashtoj nga vetvetja kriminelët”, ka thënë Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat