Përse mund të arrestohet Gjuriqi sonte?

Politika

Përse mund të arrestohet Gjuriqi sonte?

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 7 prill 2018 Në ora: 22:05
Arrestimi i Marko Gjuriq me 26 mars

Drejtori i ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte arrestuar më 26 mars në Kosovën e veriut, pasi që kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Por, Gjurqi sonte do të vjen sërish në Kosovë, por këtë herë me leje të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Analisti politik, Rexhep Shahu, thotë për “Bota sot”, se Gjurqi tashmë nuk prodhon lajm, qoftë edhe nëse arrestohet.

Image
Rexhep Shahu

Shahu pohon se duhet të ruhet qetësia dhe në rast se tenton ndonjë gjë, atëherë duhet t’i kujtohet hera e fundit.

“Unë besoj se nuk prodhon më lajm Gjuriqi, as me arrestim, as pa arrestim, është kartë e djegur. Por, nëse është e mundur të ruhet qetësia, Kosova pohon se nëse vjen dikush në mënyrë normale, është i lejuar, ndryshe ia kujton herën e kaluar. Nëse serbët do të duan lajm, nëse do të provokojnë, ai nuk duhet kursyer që të zërë mend më shumë, e të çojë të falat në Beograd”, thekson Shahu.

Ndërkaq, analisti politik Blerim Burjani, vizitën e Gjurqit e konsideron tërësisht normale, sepse ky i fundit ka respektuar procedurat e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Zyrtarët serbë thjesht duhet të respektojnë plotësisht vendimet e institucioneve të Kosovës, ata në bazë të marrëveshjes së Brukselit duhet të marrin leje për të hyrë në Kosovë, e jo veç dhe në mënyrë ilegale , pra duhet të respektohen procedurat. Këtu ka respektim të procedurave, pra zyrtarët serbë duhet thjesht të respektojnë plotësisht procedurat”, deklaron Burjani.

Gjuriq në mesnatë do të marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve në Manastirin e Bansjksës në Zveçan

Në një konferencë për media Gjuriq ka thënë se nuk ka frikë nga vizita e tij në Kosovë dhe se nuk ndihet i pasigurt.

Gjuriq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat