Trimërinë me Serbinë, Thaçi duhet ta tregojë në bisedime

Politika

Trimërinë me Serbinë, Thaçi duhet ta tregojë në bisedime

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 prill 2018 Në ora: 16:08
Hashim Thaçi

Publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu është shprehur kritik ndaj presidentit Thaçi sa i përket deklaratës së tij për Serbisë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një deklaratë në manifestimin “Ditët e Shqipes”, në Koshare, ka thënë se kërcënimeve të Serbisë do t’i përgjigjemi me pushkë.

Por, publicisti Shahu thotë se trimërinë ndaj Serbisë, shefi i shtetit duhet ta tregojë në bisedimet me Serbinë, e t’i zhvillojë bisedimet në nivel të dy shteteve.

“Thaçi duhej të ishte treguar trim në gjithë bisedimet e Kosovës me Serbinë, duhej të ishte treguar as më shumë as më pak, por vetëm jo si vartës i askujt, të mos e paraqiste komisionin e bisedimeve si të Krahinës së Kosovës që varet në Beograd, por ta paraqiste Kosovën si shtet të lire, sovran. Të bisedohej në ato bisedime si mes dy shteteve e jo si mes kolonizatorit e kolonisë”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Image
Publicisti Rexhep Shahu

Ndryshe, Thaçi prej vitit 2010 në cilësinë e kryeministrit ka filluar bisedimet me Serbinë, që ka sjellur në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të dëmshme për vendin.

Njëra nga këto marrëveshje, është ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen me Fusnotën, ku Qeveria e udhëhequr nga Thaçi pranon që Kosova të përfaqësohet në takimet rajonale me Rezolutën 1244, që Kosovën e njeh si pjesë përbërëse të Serbisë dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Shpalljen e Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat