Mehmeti tregon se kur do të bie Qeveria, ka një këshillë për opozitën

Politika

Mehmeti tregon se kur do të bie Qeveria, ka një këshillë për opozitën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 11 prill 2018 Në ora: 14:48
Qeveria e Kosovës

Dy paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, tashmë janë shprehur edhe zyrtarisht të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Lidhur me ketë, njohësi i zhvillimeve politike në vend thotë se kjo qeveri nuk është krijuar për katër vjet, por për dy punë të rëndësishme.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, gjithashtu tha se edhe pa opozitën kjo qeveri nuk mbijeton gjatë. Për Mehmetin, opozita më mirë ta lerë që të bie vet Qeverinë Haradinaj, se sa ta rrezojnë.

Image
Faton Mehmeti

“Kjo qeveri nuk është krijuar për katër vjet, por për dy punë të rëndësishme që janë demarkacioni dhe asociacioni. Derisa e para është kryer pritet vetëm kjo e dyta dhe vetvetiu do bie kjo qeveri. Edhe pa opozitën kjo qeveri nuk mbijeton gjatë, andaj besoj se opozita më mirë ta lerë që të bie vet, se sa ta rrezojnë. Gjithsesi për Kosovën është negative që asnjë qeveri pothuajse, nuk po arrin të mbarojë mandatin e plotë. Kjo dëshmon kanosjen e shtetit nga nëntoka, e cila përdor strategjinë e mos stabilitetit të vendit për të qëndruar në pushtet”, është shprehur Mehmeti.

Ai thekson se kjo qeveri do të bie shpejt, pasi që, sipas tij, kjo do të ndodh pikërisht me afrimin e arrestimeve nga Gjykata Speciale.

“Kjo qeveri do bie shpejt, pikërisht me afrimin e arrestimeve nga Gjykata Speciale, për të zvarritur këtë proces me zgjedhje dhe forma të tjera. Kosova nuk e meriton ketë qeveri dhe kjo qeveri nuk meriton të përfaqësoj Kosovën”, theksoi ai.

Në fund, Mehmeti thotë se është mirë që opozita të përgatitet për t'i fituar zgjedhjet me alternativa qytetare.

“Mendoj se opozita nuk ka pse të ngutet, derisa kjo qeveri bie vet.  Është mirë që opozita të përgatitet për t'i fituar zgjedhjet me alternativa qytetare. Kemi nevojë me ndryshu qeverinë, por, edhe mentalitetin qeverisës, që shpresoj se opozita do e sjell”, përfundoi analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat