Avni Arifi flet për deklaratën e Daçiqit

Politika

Avni Arifi flet për deklaratën e Daçiqit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 11 prill 2018 Në ora: 17:53
Avni Arifi

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, në vargun e deklaratave të tij kundër Kosovës, ka thënë se nëse do të bisedohej pa mentor në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Prishtina do të pranonte marrëveshjen e ndarjes së Kosovës.

“Nëse do të bisedonim hapur për ndarjen e Kosovës pa mentorë, Prishtina do t’i tejkalonte të gjitha interesat e veta dhe do ta pranonte këtë marrëveshje”, ka thënë Daçiq ditë më parë për mediat serbe.

Por Qeveria e Kosovës, nuk ka ndonjë qëndrim në lidhje me këtë deklaratë. I kontaktuar nga gazeta “Bota sot”, përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë Avni Arifi, ka thënë se duhet të pyetet Daçiqi se çka mendon ai për ndonjë ministri të Kosovës.

“Nuk jam analist i zyrtarëve të Beogradit. Thirre Daçiqin e pyete se çka mendon ai për deklaratën e ndonjë ministri të Kosovës”, është shprehur Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat