Juristët zbulojnë gënjeshtrat e krerëve të shtetit për Asociacionin

Politika

Juristët zbulojnë gënjeshtrat e krerëve të shtetit për Asociacionin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 prill 2018 Në ora: 15:03
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Gjatë javës së kaluar është marrë vendimi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, për të aktivizuar ekipin menaxhues për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë, Thaçi  ka deklaruar se ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

Për më tepër, kreu i shtetit ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai.  “Bota sot” është interesuar që të marr përgjigje për përbërjen e ekipit Menaxhues për draftimi nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, por nuk është marrë përgjigje e tillë.

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, njohësi i çështje juridike, Blerim Burjani, ka thënë për “Bota sot” se e vërteta nuk qëndron në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por në kompromisin politik.

“Po e vërteta e këtij asociacioni nuk qëndron në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si e  thonë këta pa ndal, por e vërteta e hidhur qëndron në kompromisin politik që mund të ndodhë shumë lehtë , sepse tash me Serbia ka deklaruar se ky asociacion nuk i vyen askujt e me se paku Serbeve me kompetenca  të lejuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka theksuar se për Kosovën do të jetë një kompromis të dhimbshëm dhe se ekipi ekspertëve nuk dihet se kush janë.

“Kjo po i bie se do të ketë kompromise të dhimbshme, për Kosovën , kështu  po duket se  do të ndodhë në ndërkohë gënjeshtrat nuk kanë të ndalur se ekipi ekspertëve e ata s’dihet asnjë prej tyre me emër dhe me mbiemër kush është ? Pra ka gënjeshtra në ketë temë s`ka ekspert as në dialog në Bruksel nga pala kosovare të gjithë janë njerëz jo kompetent dhe pa profesion , një koordinator analfabet politik dhe profesional e tjerët kurrgjë hiq, prandaj punët nuk  janë mirë kur përpara e kanë rrok njerëz total të padijshëm dhe të pa aftë “, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa, njohësi i çështje juridike, Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se çështja e statusit nuk është çështje e Presidentit dhe se ai nuk ka  asnjë kompetence.

“Kam kërkuar më herët dhe tash po e përsërisë se ekipin e Thaçi nuk duhet pranuar dhe kurrsesi nuk duhet që organet e Kosovës të veprojnë sipas vendimeve të Thaçit. Çështja e statusit nuk është çështje e Presidentit. Ai asnjë kompetencë nuk e ka. Vazhdimisht po bënë shkelje në shumë nene të Kushtetutës. Thaçi nuk ka bazë kushtetuese për themelim të komisionit”, thotë Kelmendi.

Gjithashtu, ai ka shtuar se vetëm Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë kompetenca për të emëruar komisionin për të punuar në hartimin e Statutit.

 “Çështja e tillë kërkohet nga Qeveria e Kosovës të paraqitet në Kuvend dhe vetëm Kuvendi i Kosovës  ka kompetenca për të emëruar komisionin për të punuar në hartimin e Statutit. Çështja e Asociacionit nuk është çështje Thaçi. Nuk ka nen në Kushtetutë që i jep Thaçit atë të drejtë. Në nenin 84 të Kushtetutës ky komision del antikushtetues. Nuk është punë e Thaçit. Atë e ka vetëm Qeveria dhe përfundimisht Kuvendi”, shprehet Kelmendi.

“Thaçi po merr pushtetin e organeve qeveritare dhe të Kuvendit. Nuk po respekton asnjë organ të shtetit. Për këtë duhet bërë peticion për shkarkimin e Thaçit me nënshkrimet që kërkohen me norma  kushtetuese dhe të shkarkohet nga detyra. Duket se Thaçi nuk po mund të ndali askush në shtet. As Kuvendi dhe as Qeveria nuk po mund të ndalin dhe të i nënshtrohet ky person normave kushtetuese. Shkelje ka mjafte. Për atë duhet nënshkruar peticioni nga 1/3 e deputeteve dhe të kërkohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi shkeljet që i po i bënë”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat