“Opozita ta lërë qeverinë të rrëzohet vetë, zgjedhjet në verë”

Politika

“Opozita ta lërë qeverinë të rrëzohet vetë, zgjedhjet në verë”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 prill 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

Zgjedhje të parakohshme po kërkohen vazhdimisht nga opozita. Pas LDK-së e cila kërkoi fillimisht zgjedhje dhe largim të Qeverisë, e madje ka paralajmëruar edhe mocion votëbesimi, edhe VV po kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje.

Se a duhet të ketë zgjedhje të reja, për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se Qeveria ka nevojë për një qeveri ndryshe.

“Nuk jam itdhar i zgjedhjeve te shpeshta, pasi kjo dëshmon mungesën e stabilitetit qeverisës të një vendi. Megjithatë, në rastin konkret të tanishëm, besoj se Kosova ka nevojë për një qeveri ndryshe. Qeveri e cila ka synim përmirësimin e jetës së qytetarit të vendit, një qeveri që i jep zhvillim prosperitetit të jetës së përditshme:, është shprehur ai.

Image
Faton Mehmeti

Por, sipas tij, opozita duhet ta lërë qeverinë që të rrëzohet vet, pasi kjo do ta favorizonte opozitën, duke shtuar se beson se në verë do të ketë zgjedhje.

“Opozita duhet ta lërë që kjo qeveri të vet rrëzohet, kjo do e dëmtonte edhe më shumë këtë koalicion të tanishëm duke e favorizuar opozitën. Andaj, besoj se opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e të cilat besoj se do mbahen brenda verës”, ka vlerësuar Mehmeti.

Ai thotë se nëse opozitës i dështon mocioni, atëherë favorizohet qeveria.

“Nëse opozita inicion mocion dhe mocioni dështon, kjo do e favorizonte qeverinë, andaj duhet të mos ngutet. Gjithsesi kjo qeveri do bie vetë pas formimit të Asociacionit”, ka thënë Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat