Zyrtarët e MPJ-së konfirmojnë kthimin e Ambasadorëve, tregojnë si erdhi deri te vendimi

Politika

Zyrtarët e MPJ-së konfirmojnë kthimin e Ambasadorëve, tregojnë si erdhi deri te vendimi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 prill 2018 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Besnik Hoti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka vënë theksin tek obligimi ligjor i cili saktësisht e përcakton komponentët politike dhe atë diplomatëve të karrierës të ambasadorëve, që është 50-50%. “ Pra duhet të vendoset baraspesha e përcaktuar me ligj. Nga radhët e të dekretuarave për kthim Lirim Grajcevci - Londër, Edon Cana – Konzull në Strasburg, Vjosa Donruna – Hagë, Ylber Hysa – Shkup, Shpend Kallaba – Sofje, janë të emëruar politik, ndërsa Avni Spahiu – Ankara, Valdet Sadiku – Beograd, Rexhep Boja – Riad, Nexhmi Rexhepi – Lublane, janë diplomat karierë. Grupi i dytë pritet të zënë pozita menaxheriale në MPJ, ndërsa të emëruarit politik bazuar në ligj, janë të lirë nga shërbimi”, ka thënë Besnik Hoti.

9 Ambasadorë të Kosovës do të kthehen nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, pas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këtë e kanë konfirmuar për gazetën “Bota sot”, zyrtarë të kësaj ministrie. 

Ata kanë thënë se 9 ambasadorët do të kthehen në qershor të këtij viti dhe se bëhet fjalë për një hap procedural, pasi të njëjtit kanë përfunduar misionet e tyre në vendet përkatëse.

Image
Anton Berisha

Duke folur rreth kësaj çështje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, ka thënë për “ Bota sot” , se Ambasadorët e karrierës komfor ligjit sistemohen në MPJ ose në misione të tjera.

“Komfor ligjit duhet të kemi 50% ambasadorë të karrierës dhe 50% të emëruar politik. Do të duhej që emërimet të plotësojnë kriteret që duhet t’i kenë kandidatët për të përfaqësuar vendin. Pra është një proces i rëndësishëm dhe ta shohim si do të rrjedhë”, ka thënë Berisha.

Hoti: Do të bëhet zëvendësimi  

Kurse, Besnik Hoti, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme, ka theksuar se dekretet për kthimin e ambasadorëve janë në funksion të rotacionit të rregullt të Ambasadorëve.

 “Është e saktë se ju është bërë e mundur që të kthehen në muajin qershor ngase shumë prej tyre kanë fëmijët të cilët e përfundojnë mësimin në atë periudhë. Ky nuk është veprim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka të bëjë me asnjë proces tjetër apo paragjykim. Është thjesht një ndërmarrje e rregullt e bazuar në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe Ligjin për MPJ-në. Emërimi i ambasadorëve që do të zëvendësojnë ata që tashmë kanë pranuar dekretet për kthim është përgjegjësi e Ministrit të Punëve të Jashtme i cili propozon, dhe në konsultim me Kryeministrin dhe Presidentin vendosin për dekretimin e shefave të ri të misioneve diplomatike të Republikës”, ka thënë Hoti.

Image
Besnik Hoti

Ai ka vënë theksin tek obligimi ligjor i cili saktësisht e përcakton komponentët politike dhe atë diplomatëve të karrierës të ambasadorëve, që është 50-50%.

“Pra duhet të vendoset baraspesha e përcaktuar me ligj. Nga radhët e të dekretuarave për kthim Lirim Grajcevci - Londër, Edon Cana – Konzull në Strasburg, Vjosa Donruna – Hagë, Ylber Hysa – Shkup, Shpend Kallaba – Sofje, janë të emëruar politik, ndërsa Avni Spahiu – Ankara, Valdet Sadiku – Beograd, Rexhep Boja – Riad, Nexhmi Rexhepi – Lublane, janë diplomat karierë. Grupi i dytë pritet të zënë pozita menaxheriale në MPJ, ndërsa të emëruarit politik bazuar në ligj, janë të lirë nga shërbimi”, ka thënë Hoti.

Burjani: Kosova nuk ka diplomat profesional

Duke dhënë vlerësimin e tij për shërbyesit diplomatik të Kosovës,  njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë se Kosova nuk ka diplomat profesional në shërbim të karrierës, por ka njerëz të shumtë që në mënyra politike dhe të përkrahjes politike kanë arritur në këto poste.

Image
Blerim Burjani

Ai ka thënë se shumica e ambasadorëve të Kosovës, fatkeqësisht nuk i përkasin domenit të tyre, pas ata  janë me profesion agronom, matematikan, gjeograf, ndërtimtar pa edukim dhe diploma fakulteti e tjera, madje edhe pa profesion fare.

“Deri më tash, e tërë struktura diplomatike ishte e njerëzve lojal të Hashim Thaçit plotësisht përderisa ka edhe diplomatik politik të LDK edhe pse janë pak, dhe të AKR-së të cilët  nuk janë shumë të informuar dhe që të gjithë të  PAN duke dërguar  njerëz familjar dhe njerëz me raste sociale që i takojnë partive të vogla, e që janë në pushtet me PDK-në e quajtur si qeverisje e PAN. Është për të ardhur keq kur dihet se emërimet e reja priten që të bëhen nga njerëz analfabet politik me shkollim të dyshimtë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, Kosova kishte edhe përkthyes në cilësinë e ambasadorëve deri më tani, të cilët nuk ishin të denjë fare për atë pozitë.

“Ky shërbim nuk është aspak profesional e as politik por mund të them se është vetëm një shërbim me njerëz familjar dhe bashkë partiak të PDK-së, kur tani pritet të jenë edhe të AAK-së dhe Nismës.

E gjithë kjo lojë është hajgare mbi hajgare, por mjerisht kjo është e vërteta në Kosovë, pasi dihet që Kosova ka diplomat të pa aftë të pa edukuar të pa përvojë dhe njerëz që shëtisin pa ndonjë përftim që mund të ketë shteti. Kosova në këtë fushë  nuk ka njerëz të mirëfilltë e aktiv, që me plot gojën ti themi diplomat që lobizojnë për ekonomi, për njohje të Kosovë, pasi siç edhe dihet deri më tash më shumë kanë kryer punë sporti dhe kultura për afirmim të Kosovës se sa e tërë diplomacia e Kosovës prej ministrit e teposhtë”, ka thënë Burjani.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi: Ndërrimi praktikë e mëhershme

Ndërsa, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se sipas ligjit çdo ambasador ka mandat 4 vjeçar dhe nëse u ka kaluar mandati, atëherë është në rregull edhe dekreti për kthimin e nëntë ambasadorëve nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani nga ana e ministrit Behgjet Pacolli.

“Ashtu siç kanë vepruar edhe qeveritë e mëhershme, respektivisht ish Ministrat e Punëve të Jashtme, që kanë dërguar ambasadorë dhe konsuj anëtarë dhe militantë partie, edhe kjo Qeveri do të veprojë në të njëjtën mënyrë. Me përjashtim nëse e dërgojnë dikë nga shoqëria civile që është i afërt me ndonjë parti politike”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat