Eksperti i sigurisë flet për hetimin e policëve që “gjunjëzuan” Marko Gjuriqin - Bota Sot
Eksperti i sigurisë flet për hetimin e policëve që “gjunjëzuan” Marko Gjuriqin

Politika

Eksperti i sigurisë flet për hetimin e policëve që “gjunjëzuan” Marko Gjuriqin

Nga: P.R Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:41
Marko Gjuriq, 27 mars, 2018

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar ankesë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Millan Radojeviq lidhur me dyshimet që ka shprehur për policinë e Kosovës në rastin e arrestimit të drejtorit të së ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, pas hyrjes ilegale në territorin e Kosovës. Nisjen e hetimeve ndaj policëve që kanë marrë pjesë në këtë aksion e ka komentuar, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Ai thotë, se veprimi i policisë së Kosovës ka qenë i duhur, pasi sipas tij, Marko Gjuriq, është armik i Kosovës.

Image
Fadil Kajtazi

“Nëse është iniciuar ky hetim nga politika është nga fakti se në Kosovën tonë po ndodhin paradokse, nga se kemi një klasë politike e cila dominohet nga njerëz te çoroditur. Nëse Inspektorati i Kosovës e ka iniciuar këtë rast në kuadër të procedurave të rëndomta nuk ka gjë të keqe. Ky intervenim ishte i rregullt dhe ne zbatim te ligjeve te Republikës se Kosovës që rregullojnë çështjen e kalimit të kufirit shtetëror. Gjuriq është njeri i keq, është një shovenist sikurse shefi i tij Vuqiq dhe garnitura politike serbe. Ata se bashku me Kishën ortodokse Serbe ne vazhdimësi përhapin urrejtje ne drejtim te popujve jo serb të Ballkanit”, ka thënë Kajtazi.

“Të gjithë se bashku janë pjesë e krimeve monstruoze në këto hapësira. Qëllimi i ardhjes se Gjuriqit ne Kosove në mënyrë ilegale është promovimi i shovenizmit te tij në drejtim të shqiptarëve dhe poshtërimi i shtetit të Kosovës. Masa e intervenimit kundër tij ka qenë ekuivalente me këtë, prandaj çdo penalizim i Policisë së Kosovës për këtë rast është i pa drejtë, dëmton atë moralisht. Gjuriq është armik i Kosovës dhe shqiptarëve, prandaj masa e veprimit kundër një armiku ka qenë ekuivalente”, përfundon eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test