Tryeza e LDK-së sfidë për PDK-në e rraskapitur

Politika

Tryeza e LDK-së sfidë për PDK-në e rraskapitur

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 prill 2018 Në ora: 07:37
Tryeza e organizuar nga LDK

“Një angazhim solid i LDK-së po vërehet në vazhdimësi ndaj të gjitha veprimeve të pozitës, e në veçanti ndaj PDK-së të cilën e ka rivalen kryesore. Prandaj, është krejtësisht normale që të ketë garë rreth Platformës së Kadri Veselit, duke qenë se bëhet fjalë për një çështje tepër të ndjeshme për interesin e vendit”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, analisti Skender Zogaj.

Duke parë dhe analizuar funksionimin tepër të dobët të koalicionit të tanishëm qeverisës, pamundësinë e marrjes së vendimeve të mëdha që kanë përpara partnerët e koalicionit, por edhe vendnumërimin skandaloz në punën e Kuvendit të Kosovës, analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë e prishjes së shpejtë të kësaj "martese" joserioze politike dhe shkuarjen e vendit përsëri në zgjedhje të parakohshme, të jashtëzakonshme.

Mirëpo, një provokim i tillë i krizës politike dhe institucionale nga kjo klasë e papërgjegjshme, sipas analistëve, nuk do të sillte asnjë ndryshim pozitiv, veç rrezikut të rënies akoma më të madhe të elektoratit që do të dalë në zgjedhje, duke bërë rivaliteti ndërmjet partive politike mbi interesat e vendit.

Ky abstenim nga dalja në zgjedhje do të mund të ndodhte ngase vlerësohet, që populli e ka humbur krejtësisht shpresën në këtë kastë politike.

Gara për primatet në proces

Zhgënjyes dhe mashtrues konsiderohet tani edhe fakti i nisjes së një lloj para- fushate nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me sloganin e radhës "Dekada e re", që sipas analistëve është slogan për talljen e radhës me qytetarët e Kosovës, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së ka thënë se PDK nuk ka platforme politike dhe nuk mundet ta kopjojë LDK-në, ani se po mundohet të mashtrojë elektoratin në prag të zgjedhjeve.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Tryezat për caktimin e datës së zgjedhjeve

Sipas saj, tryeza ndërmjet partive politike është mundësi për tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë të krijuar nga Qeveria momentale e ku rol të rëndësishëm ka edhe PDK-ja.

“Qytetarët e vendit për çdo ditë po humbin besimin ndaj qeverisë aktuale dhe po kthejnë atë në partinë e vetme të shpresës, në LDK. Duhet cekur se LDK-ja është e interesuar që përmes tryezës së përbashkët të partive politike të gjej një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme dhe të ndërrojë situatën e rëndë politike në vend bashkë me qeverinë me të dobët deri tani në vend. Pra, LDK ka rol vendimtar në të ardhmen e vendit dhe askush nuk mundet as ta kopjojë dhe as ta ndalë fitoren e saj bindëse sepse ky do të jetë rezultat i besimit qytetar nevojë e domosdoshme e kohës”, ka thënë deputetja Bunjaku –Rexhepi.

Sipas saj, tryeza ndërmjet partive politike është mundësi për tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë të krijuar nga Qeveria momentale e ku rol të rëndësishëm ka edhe PDK-ja.

“Qytetarët e vendit për çdo ditë po humbin besimin ndaj qeverisë aktuale dhe po kthejnë atë në partinë e vetme të shpresës, në LDK. Duhet cekur se LDK-ja është e interesuar që përmes tryezës së përbashkët të partive politike të gjej një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme dhe të ndërrojë situatën e rëndë politike në vend bashkë me qeverinë me të dobët deri tani në vend. Pra, LDK ka rol vendimtar në të ardhmen e vendit dhe askush nuk mundet as ta kopjojë dhe as ta ndalë fitoren e saj bindëse sepse ky do të jetë rezultat i besimit qytetar nevojë e domosdoshme e kohës", ka thënë deputetja Bunjaku –Rexhepi.

Image
Ahmet Isufi

Isufi: Të arrihet një konsensus

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, duke folur  rreth asaj se sa mund të sjellin rezultat tryeza e LDK-së dhe Platforma e Veselit, të cilat kanë përmbajtje dhe tematika të njëjta, ka thënë për “Bota sot”, se kur kemi parasysh agjendën e përcaktimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është shtuar interesimi i subjekteve politike për të krijuar primat në këtë proces.

“Është shumë me rëndësi që përmes këtyre tryezave të arrihet një konsensus i kërkuar që mund ti sjellë dobi vendit. Duhet lënë anash agjendat e ngushta politike dhe duhet ti epët prioritet interesit nacional” ka thënë Isufi.

Image
Skender Zogaj

Zogaj: LDK sfidon PDK-në

Nga ana tjetër, analisti politik Skender Zogaj, vlerëson se LDK-ja e ka marrë mirë veten dhe është duke zhvilluar ushtrime teorike-taktike për sukses sa më të mirë në garën e ardhshme zgjedhore.

Sipas tij, LDK-ja e ka marrë mirë veten dhe është duke zhvilluar ushtrime teorike- taktike për sukses sa më të mirë në garën e ardhshme zgjedhor.

“Një angazhim solid i LDK-së po vërehet në vazhdimësi ndaj të gjitha veprimeve të pozitës, e në veçanti ndaj PDK-së të cilën e ka rivalen kryesore. Prandaj, është krejtësisht normale që të ketë garë rreth Platformës së Kadri Veselit, duke qenë se bëhet fjalë për një çështje tepër të ndjeshme për interesin e vendit. Tryezat janë mundësi e mirë për paraqitjen e pikëpamjeve të ndryshme të partive politike, sidomos në rrethanat aktuale, kur kriza është e thellë dhe LDK -ja e ka nuhatur rastin e volitshëm për ta sfiduar PDK-n mjaft të rraskapitur”, ka thënë analisti politik Zogaj.

Image
Faton Abdullahu

Abdullahu: LDK ka përparësi në këtë drejtim

Kurse, publicisti Faton Abdullahu, ka thënë se tryeza e LDK-së dhe Platforma e kryeparlamentarit kanë një të përbashkët,  pasi me propozimet e tyre ata pajtohen se në aspektin institucional dhe të punës së Qeverisë aktuale, gjërat nuk janë duke shkuar mirë.

“Pikërisht për këtë mendoj se duhet gjetur forma tjera edhe jashtë institucioneve të rëndomta, për të krijuar mundësi të reja për rrugëdalje nga gjendja institucionaliste ,e cila është e pashpresë se si e tillë mund të inicioj dhe zgjidh probleme dhe çështje vitale për vendin tonë. Në anën tjetër, këto dy iniciativa, edhe pse për nga përmbajtja kanë ngjashmëri, janë plotësisht të kundërta, sepse njëra kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme e tjetra kërkon mundësi për dalje nga kjo krizë për të vazhduar me këtë format pushteti. LDK ka përparësi në këtë drejtim, sepse reagoi e para dhe sipas asaj të njohurës latine “Kush është i pari për nga koha është i pari për nga e drejta”. Por si duket reagimi i Veseli ishte për ta amortizuar këtë të drejtë të LDK-së e më pas mbase edhe për ta relativizuar deri në davaritje si iniciativë”, ka thënë Avdullahu.

Ai dyshon se do të ketë pajtime funksionale ndërmjet këtyre dy iniciativave për të arritur konsensus rreth temave të mëdha, por e rëndësishme është se duhet gjetur rrugë për dalje nga kjo gjendje, e cila nuk mund të gjendet me këtë Qeveri dhe me këtë President që kemi sot.

“LDK-ja duhet parë mundësinë që të bashkëpunojë jo vetëm më opozitarët, por me të gjithë, e kjo do të thotë edhe me Veselin, për ta çuar në shtëpi këtë Qeveri, por që nga kjo pako të mos le pa e futur edhe Presidentin aktual. Që kjo të arrihet ja vlen që të mos ketë nguti, por të punohet në sigurimin e numrave të nevojshëm, sepse arsye tashmë për këtë synim është plotësisht e justifikueshme”, ka thënë publicisti Avdullahu.

Platformat janë një garë

Image
Faik Krasnqi

Kurse, politologu Faik Krasnqi, ka thënë se për çështjet që janë interes nacional duhet të ketë unfikim të spektrit politik në Kosovë.

Sipas tij, një bashkim të spektrit politik kur është në pyetje interesi nacional kemi parë edhe në vende të rajonit, e s'po flasim për shtetet e perëndimit që janë me shekuj përpara nesh në shtet ndërtim.

“Prandaj, nuk ka rëndësi se platformë politike e cilit subjekt politik është. Por platformat e tyre që po i paraqesin së fundi, nuk janë gjë tjetër veçse një garë ndërmjet tyre se cila parti po del të jetë ''shpëtimtarja e këtij vendi''. Këtij vendi dhe këtyre qytetarëve që pikërisht kjo klasë politike ua kanë shkatërruar ëndrrat, dhe këta nuk e kanë problem që t'i shkatërrojnë edhe më tutje. Thjesht janë njerëz të pangopur që për interesa personale janë në gjendje ta shkatërrojnë një popull të tërë dhe një qëllimi të tillë edhe ia kanë arritur”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat