Absurde, Komandantët e UÇK-së festojnë me bashkëpunëtorin e Stanishiqit në vendlindjen e Adem Jasharit!

Politika

Absurde, Komandantët e UÇK-së festojnë me bashkëpunëtorin e Stanishiqit në vendlindjen e Adem Jasharit!

Nga: P.R Më: 1 maj 2018 Në ora: 17:01
Në foto, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku së bashku me ish bashkëpunëtorin e shefit të UDB-së në Kosovë, Jovica Stanishiq

Tre ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash udhëheqës kryesor të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaci, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, 1 majin e kanë festuar në Drenicë, vend ky që njihet si vendlindja e komandantit legjendar, heroit të Kosovës, Adem Jasharit.

Të tre krerët e shtetit janë mbledhur tek një ish komandant tjetër i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Por, në fotot e publikuara, shihet edhe Baton Haxhiu, ish bashkëpunëtori i Jovica Stanishiq, shef i UDB-së në Kosovë.

Kohë më parë, vet Haxhiu kishte pranuar takimin dhe bashkëpunimin me Stanishiqin.

Po ashtu, kohë më parë ishte edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte ai i cili kishte deklaruar se në Kosovë është një drejtor i televizionit që ka lidhje me “Mendësinë e "Stanishqit”, ku sipas Kurtit, Haxhiu është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë.

“Është një drejtor i një televizioni i cili i thirrë disa udhëheqës të Vetëvendosjes në kontekstin përmbajtjesor dhe ja u krehin bishtin. I merr më të mirë,  më pastaj mëton që t’i influencoj. Ka një histori me Stanishiqin, por nuk besoj që askush në VV ka mendësi të Stanishiqit. Stanishiqi në këtë rast është figura më problematike në vitet e 90,  dhe ai ka qenë personi që ka krijuar grupe paramilitare, dhe ai është personi që ka krijuar partinë radikale në Serbi.  Është një person që po ka ndikim sa kryeministri dhe ka një qasje të tillë që s’ka të bëj fare me gazetarin. Ku fshihet agjendi, në studio televizive, bëhet fjalë për njerëz pa maska. Bëhet fjalë për një person që është pikëpresje e shumë gjërave në Kosovë.  Është person që është pikë presje e politikës dhe biznesit në vend”, kishte deklaruar lideri i VV-së, Albin Kurti.

Poashtu, për bashkëpunimin e Baton Haxhiut me Jovica Stanishiq, shefin e UDB-së, ka shkruar edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai, duke komentuar takimin e tre ish komandantëve të UÇK-së me Baton Haxhiun, ish bashkëpunëtorin i Stanishiqit, ka kujtuar një rast, që sipas Miftarit ishte nxjerrë fletarrest për Haxhiun.

“Dikur në luftë 1998 në UÇK ishte vën një urdhër nga shtabi i Likovcit se kush e takon i pari ta arreston menjëherë Baton Haxhiun emisarin politik të Ivica Stanishiqit (kryshefin e UDB-Serbe) madje ishte van edhe një shpërblim prej 2000 markash kush e arreston i pari.! Sot krejt udhëheqësja e shtetit, Thaqi, Veseli, Haradinaj.... bashke po me njëjtin Baton Emisarin mysafir midis Drenicës në shtëpinë e ish komandantit të Drenicës Sami Lushtakut.! (Mu kujtu aj skeqi i Lecit kur Drenica ishte shndërruar në Katar të Thive)”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Poashtu edhe publicisti i njohur, Xhevat Rexhaj, ka komentuar takimin e sotëm.

“Në Drenice festohet pra maj me çaj rusi!!  Hasha, Kadria, Ramushi, Samia, Bekimi dhe .....forca e fuqia Ramizi! Mesiti kryesor ish shoku i Stanishiqit e Stijoviqit Batoni”, ka shkruar publicisti Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat