Deputetja e PDK-së flet për themelimin edhe të një Gjykate Speciale

Politika

Deputetja e PDK-së flet për themelimin edhe të një Gjykate Speciale

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 maj 2018 Në ora: 20:25
Ilustrim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka folur për “Bota sot” rreth nismës për themelimin e Gjykatës Speciale për korrupsion.

Image
Blerta Deliu

Ajo ka thënë se ky është zotim i ministrit Tahiri për themelin e Gjykatës brenda mandatit të tij udhëheqës në ministrinë përkatëse.

“Ka qenë zotim i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, se brenda mandatit të tij si ministër do të themelojë këtë gjykatë”, ka potencuar deputetja.

Gjithashtu, Deliu ka shtuar se ministri i tanishëm, ka filluar ta rishikojë këtë proces dhe se beson se kjo gjykatë do të ndikojë në sundimin e ligjit.

“Ministri i drejtësisë ka filluar tashme procesin e rishikimit të sektorit të drejtësisë, ku një pako e rëndësishme e ligjeve tashme kanë ardh në Kuvend. Krijimi i kësaj gjykate është rekomandu kohë më parë dhe besoj se do të ndikojë në sundimin e ligjit”, ka përfunduar Deliu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat