Ministrat dhe ish ministrat i pret burgu, avokati i njohur tregon sa vite mund të dënohen ata

Politika

Ministrat dhe ish ministrat i pret burgu, avokati i njohur tregon sa vite mund të dënohen ata

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 4 maj 2018 Në ora: 18:39
Tomë Gashi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike. Burimet e KALLXO.com brenda Prokurorisë së Shtetit kanë konfirmuar se para pak çastesh, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës vendimin për nisjen e hetimeve ndaj tetë personave të përfshirë në shitjen e Distribucionit të KEK-ut.

Në lidhje për këtë çështje, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën ‘’Bota sot’’ se ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burgim.

‘’Akuza është ngritur për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dhe për këtë vepër është i paraparë dënimi deri në 5 vite burgim.
Të akuzuar janë ministra aktual dhe ish ministra dhe kjo situatë është bërë thuja se çështje e rëndomtë nga se askush nuk e merr seriozisht këtë situatë. Në Qeverinë Haradinaj ka disa ministra të akuzuar dhe ata nuk shkarkohen sepse kryeministri i mbron ata duke mos i shkarkuar. Unë besoj se KM Haradinaj as që mendon ta bëj një gjë të tillë duke pas parasysh në sa pak numra është duke e mbajtur qeverinë gjallë. Pa kërkesë apo leje të kryetarëve të partive që janë në koalicion qeverisës asnjë ministër nuk do të shkarkohet nga KM. Dhe për fund duke pas parasysh se akuzat janë ngritur vetëm disa ditë para se të kaloj afati i hetimeve unë besoj se këto akuza janë ngrit që të mbyllet rasti dhe nuk besoj se ndonjëri nga ministrat e akuzuar do të dënohen ndonjë herë. Fundja edhe sipas ligjit ata janë të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës’’, përfundon Tomë Gashi për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat