Profesori i së drejtës evropiane me kritika për festimin e 9 majit në Kosovë

Politika

Profesori i së drejtës evropiane me kritika për festimin e 9 majit në Kosovë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 maj 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Profesori i së drejtës evropiane, Avni Mazrreku thotë se dita e 9 majit nuk përkon me kalendarin e festave në Kosovë.

“Unë mendoj që realizimi i 9 majit si një ditë pushimi për të gjitha institucionet publike dhe private nuk përkon me festat zyrtare në Kosovë, dhe nuk është praktike e shteteve anëtare në Bashkimin Evropian”, thotë Mazrreku për “Bota sot”.

Sipas Mazrekut, integrimi në BE varet nga përmbushja e kritereve të Brukselit, e jo duke bërë festa të tilla.

Image
Profesori i së drejtës evropiane, Avni Mazrreku

“Arritja e intensitetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian nuk varet nga realizimi dhe intensiteti i punës që e kërkon procesi i anëtarësimit në BE”.

Ndryshe, 9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit.

Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, shpalosi idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat