“Qeveri e korruptuar që mban peng shtetin''

Politika

“Qeveri e korruptuar që mban peng shtetin''

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 10 maj 2018 Në ora: 16:36
Qeveria e koalicionit PANA-Lista serbe

Pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës nuk i ndalen sfidat. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy kriteret që pritet nga Kosova të përmbushen si kriter për liberalizimin e vizave.

Edhe në konferencën e përbashkët nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kacelarja gjermane, Angela Merkel u fol për këto dy kritere.

Dhjetë vjet pas pavarësisë, Kosova mbetet të përmbush kritere shtesë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Për analistin Faton Mehmeti, këto kritere vështirë se do të përmbushen pasi që sipas tij nuk mund të luftohet korrupsioni përderisa vetë Qeveria është e korruptuar.

Image
Faton Mehmeti

‘’Nuk mund të luftohet korrupsioni me Qeveri të korruptuar, pasi i bie se Qeveria do të luftoj vetveten. Kjo nuk mund të ndodh, andaj janë vetëm fjalë boshe propaganda e Ramushit, dhe zyrtarëve të tjerë se do të luftojnë korrupsionin. Për të luftuar korrupsionin së pari duhet të futen në burg qeveritarët, e të cilët janë të përfshirë në korrupsion, kush më shumë e kush më pak. Në këtë drejtim nuk mund të priten rezultate të mira nga kjo qeveri, e cila e ka të korruptuar sistemin dhe e mban shtetin peng të interesave të tyre’’, potencoi Mehmeti për gazetën ‘’Bota sot’’.

Mehmeti, më tutje ka thënë se korrupsioni i lartë po lë shenja edhe tek investitorët.

‘’Andaj edhe mesazhi i zonjës Merkel ishte i qartë, aty edhe ku është thembra e Akilit, pra korrupsioni si një dukuri e cila po rrënon shtetin në qelizë të saj. Qeveria Haradinaj është më e korruptuara në Evropë, dhe kjo është mjaft tronditëse dhe dekurajuese për të gjithë ata që synojnë të investojnë këtu, për më tepër të shkrijnë të gjithë mundësin dhe djersën për një jetë më të mirë këtu dhe të ndershme. Nuk pres asgjë nga kjo qeveri, dhe e cila sa më tepër qëndron në pushtet dëmet për vendin do të jenë më të mëdha’’, përfundon Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat