Tërheqja taktike e Thaçit

Politika

Tërheqja taktike e Thaçit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 12 maj 2018 Në ora: 21:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim të territoreve me Serbinë, kështu që është tërhequr nga kjo ide.

Thaçi thuhet të jetë në dijeni e në pajtim për idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë, edhe pse zyrtarisht nuk e ka pranuar kurrë se ka biseduar me Vuçiqin për këtë gjë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, vlerëson se Thaçi ka lënë përshtypje pas takimeve me Vuçiqin se mund të ketë ndarje të territoreve me Serbinë, e tërheqja e Thaçit nga kjo ide sipas Tërnavës, është për shkak të mos mbështetjes të vendeve Evropiane dhe SHBA-ve.

Image
Hajrullah Tërnava

“Thaçi si kryetar i Kosovës që është tani, po i udhëheqë bisedimet mes Kosovës e Serbisë, që më parë kryetari i Kosovës nuk i ka pasur këto kompetenca. Edhe që para disa ditëve në bisedat të më hershme disa javëshe, shpesh herë kur u takonte me Vuçiqin, kryetarin e Serbisë, dinte me lënë përshtypje dhe me nënkuptuar se edhe ndarja apo këmbimi i territoreve është i mundur. Duke e vërejtur këtë qëndrim, Amerika me aleatët e saj, e sidomos Gjermania, haptas doli me qëndrimin e ashpër dhe të prerë, se nuk mund të ketë ndarje apo këmbim të territoreve me Serbinë. Tani kur e ka kuptuar Thaçi këtë qëndrim të të fortëve, edhe ky ka filluar të sillet ashtu dhe të mban qëndrim, se nuk do të ketë ndarje apo këmbim te territoreve me Serbinë. Thaçi tani deklaron dhe mban qëndrim, sepse e dine që pa mbështetje të fortëve si te Amerikës, Britanisë dhe gjithsesi të Gjermanisë, ai nuk është në gjendje ta mbaj këtë qëndrim të tij, sepse gjithherë e ka parasysh se është edhe kandidat si i dyshuar i Gjykatës Speciale, që në bazë të deputetit zviceran, Dick Marti, në parlamentin Evropian është miratuar ky propozim për formimin e Gjykatës Speciale, dhe si protagonist kryesor në këtë parlament u apostrofua Hashim Thaçi, të cilin e mundon fakti se mund herë do kurdo të përfundoj në po atë Gjykatë si i akuzuar, prandaj çdo udhëheqje të bisedave të pavarura për Kosovën nga Thaçi, janë të rrezikshme se mund të bëjë edhe pazare në dëme të Kosovës për ta shpëtuar lëkuren e tij”- tha për “Bota sot” Tërnava.

Sipas tij, po të mos ishin Evropianët dhe Amerika, ideja e Thaçit dhe Serbisë do të realizohej dhe do të kishim territore të këmbyera.

“Sa u zhvillonin bisedat mes Vuçiqit dhe Thaçit, serbët u lavdërofshin se dy presidentët në fjalë po i avancojnë bisedat, por sipas deklarimeve të zyrtarëve serb, po të mos ishin perëndimorët, shpejt do të merreshin vesh për kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës. Gjermania si shteti më i fort i Evropës, dhe duke i pasur të njohura edhe të kaluarën e Ballkanit, ata mbajnë qëndrim se nuk ka ndryshim të kufijve mes këtyre dy shteteve, se po të ketë ndryshime të kufijve, do të pasojnë edhe luftëra të tjera në Ballkan e gjetiu, sepse këtë na e konfirmon e kaluara jo e moçme, sepse të gjitha shtetet e Ballkanit kanë marrë pjesë ne strukjen-copëtimin apo shkurtimin e territoreve shqiptare. Në bazë të kësaj që e thash më lartë, del të nënkuptohet se Gjermania është i forti i Evropës dhe si i tillë do të jetë garantuesi i tërësisë territoriale të Kosovës”- potencoi Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat