Kërkohet një komision hetimor për privatizimin dhe korrupsionin

Politika

Kërkohet një komision hetimor për privatizimin dhe korrupsionin

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 maj 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Në seancën e ardhshme të 17 majit pritet të themelohet komisioni parlamentar për hetimin e dëbimit të gjashtë qytetarëve turq nga ana e Policisë së Kosovës, AKI-së dhe shërbimit sekret turk.

Kjo pasi që kështu kanë vendosur anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e së hënës.

Por, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Kosovës i nevojiten komisione të tilla për hetim të privatizimit, kapjes së drejtësisë, korrupsionit, etj.

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani

“Pra, duhet të ketë komision hetimor për privatizim, kapje të drejtësisë, shpenzime të buxhetit të shtetit për vitet e kaluara”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Ai shtoi se duhet të hetohet edhe korrupsioni që sipas tij, janë përfshirë shumë njerëz të politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat