Sot erdhi lajmi pozitiv, por këto janë dy elementet që mund të pengojnë liberalizmin e vizave - Bota Sot
Sot erdhi lajmi pozitiv, por këto janë dy elementet që mund të pengojnë liberalizmin e vizave

Politika

E shtunë, 20 tetor 2018

Sot erdhi lajmi pozitiv, por këto janë dy elementet që mund të pengojnë liberalizmin e vizave

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 maj 2018 Në ora: 21:12
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se Kosova tashmë ka kohë që i ka përmbushur kriteret e liberalizmit të vizave, por ndërkohë janë vendosur kushte të reja.

Image
Muhamet Kelmendi

“Për liberalizim të vizave në fakt janë përmbushur që sa kohë. Por, në kontekst të kësaj, kemi vërejtur kushte e kushte të paraqitura, si fakt për liberalizim. Demarkacioni ishte jo kusht po në fakt një shitje e territorit tonë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është dukuri kudo në zhvillim. Nuk ka shtet pa të. E në Kosovë kemi po ashtu ngecje. Nuk kemi ndonjë sukses. Por, matja e saj, si kudo edhe të Kosova, nuk qon peshë kundër interesave gjeostrategjike dhe politike. Duket se për Kosovën gradualisht do të shkohet kah liberalizimi”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas Kelmendit munden që si kusht të paraqiten dy elemente tjera, por shpreson që mos të ndodh një gjë e tillë.

“1. Zbatimi i marrëveshjeve të arritura me shtetin serb dhe 2. Firmimi i Asociacionit. Se si do të procedohet nuk e di. Po rreziqet janë të konsiderueshme. Te shpresojmë se jo”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test