Ndonëse Kadri Veseli ka deklaruar mbylljen zyrtare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) më 14 qershor 2008, kjo organizatë vazhdon të jetë ende aktive. Faktikisht SHIK-u është pjellë e PDK-se, si instrument për të ardhur në pushtet. Si për të neutralizuar një fakt të tillë, Kadri Veseli pate deklaruar se “për krijimin e SHIK-ut, ishin pajtuar nënshkruesit e marrëveshjes së Rambujesë 1999 ”, duke përfshirë këtu edhe presidentin Rugova. Ne fakt kjo është krejtësisht e pavërtetë, dhe si e tille bie poshtë. SHIK-u pas lufte ka instaluar të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ''spiunëve'' të Serbisë.
Furnizimi i saj përbëhej nga kontrolli i tregtisë ilegale me derivate të naftës dhe me drogë, ekonomia e zezë dhe veprime të tjera e të cilat kane ndikuar që këta njerëz te kenë pushtet dhe famë. SHIK-u ka future rrënjët e saja edhe tek të gjithë sektorët kryesor të shteti, duke përforcuar rolin dhe fuqinë e saj në drejtim të kapjes edhe më shumë të shtetit. Duke ndjerë rrezikun e opozitës, respektivisht forcimit të LDK-së dhe VV-së, SHIK-u u aktivizuar nga krerët e saj brenda PDK-se për të future spiunet e saj aty ku munden. Ndonëse këtë nuk arritën ta bënin tek LDK, patën sukses te VETEVENDOSJE, të cilën arritën ta copëtonin në kulmin e saj. Ishin disa njerëz të afërt të Thaçit, e të cilët jo rastësisht me vonë u kyçen në VV. Këta edhe ndikuan shumë, dhe ishin ata që kjo parti arriti të ndahej, duke ia lehtësuar edhe me gjate qëndrimin në pushtet klanit “ Pronto “, i cili faktikisht është e gjithë struktura e SHIK-ut. Fatkeqësisht SHIK-u nuk është shuar, vazhdon të jetë ende aktivi dhe i fuqishëm.
SHIK-u e ka kapur shtetin, ndërmarrjet kryesor në vend. Pastaj edhe drejtësinë e ka futur nën orbitën e saj, duke e katandisur si mos më keq. Fatkeqësisht Kosova vazhdon të jetë strehë e njerëzve të paprekshëm të ligjit, e të cilët janë ende ata që duhet të bëjnë ligjin dhe drejtësinë në këtë vend. Derisa SHIK-u të jetë në pushtet përmes PDK-së, Kosova asnjëherë s`do të mund të shoh drite me sy, e kjo nuk mund të bëhet derisa krahu i luftës është në pushtet.
Kosova ka nevojë për tu shkëputur nga këta mediokër dhe kriminelë, të cilët në emër të patriotizmit e kanë zhvatur këtë popull deri në palcë.