“Edi Rama luan lojën e dikujt, kjo është ëndrra e gjithë shqiptarëve” - Bota Sot
“Edi Rama luan lojën e dikujt, kjo është ëndrra e gjithë shqiptarëve”

Politika

E martë, 16 tetor 2018

“Edi Rama luan lojën e dikujt, kjo është ëndrra e gjithë shqiptarëve”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 maj 2018 Në ora: 21:06
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Euronews është deklaruar se është deklaruar se është kundër idesë së "Shqipërisë së Madhe", pasi që sipas tij  ka ëndrra më të mëdha si ajo për një 'Evropë të Madhe', me të gjithë shqiptarët brenda.

“Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një 'Shqipëri të Madhe' sepse kam ëndrra të mëdha, për një 'Evropë të Madhe', me të gjithë shqiptarët brenda”, ka theksuar Rama.

Image
Rexhep Shahu

Këtë deklaratë të Ramës, analisti Rexhep Shahu  e ka quajtur për “Bota sot”, deklaratë tallava, pasi që ai luan lojën e dikujt ose luan në fushë për dikën tjetër jo për vetën e tij.

“Një tallava e Edi Ramës, një deklarata që ai e shalon sa herë i bie pesha në bursën e patriotizmit, sa here ndjehet se po bëhet i huaj e i largët për shqiptaret. Ky është kali që e shalon herë pas herë, por në të gjitha rastet ai luan lojën e dikujt ose luan në fushë për dikën tjetër jo për vetën e tij. Edi Rama patriot është si një kalorës në luftë me shpatë druri hypur mbi gomar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Shahu ka shtuar se Rama i ka vështirësuar hyrjen në Shqipëri shqiptarëve të Kosovës  duke vendosur taksa dhe se ëndrra e shqiptarëve është Shqipëria natyrale e bashkuar.

“Ndërsa ai u vë taksë e gjobë shqiptareve të Kosovës për me hy në Shqipëri, taksë apo gjobë në Kalimash të Kukësit të Tuneli i rrugës së Kombit, pra ndërsa ndëshkon shqiptarët e Kosovës dhe ua vështirëson hyrjen në Shqipëri, bën e tregon përralla patriotike me Shqipëri a po Evropë të madhe. Ëndrra e shqiptareve është Shqipëria natyrale e bashkuar dhe nuk ka ëndërr tjetër, ëndrrat e tjera le ti shohë e le ti shalojë Edi Rama”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test