Juristi i njohur tregon dy rrugët që Serbia po përdorë për të depërtuar në Kosovë - Bota Sot
Juristi i njohur tregon dy rrugët që Serbia po përdorë për të depërtuar në Kosovë

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Juristi i njohur tregon dy rrugët që Serbia po përdorë për të depërtuar në Kosovë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 maj 2018 Në ora: 22:07
Arrestimi i Marko Gjuriq

Serbia me çdo kusht po mundohet që të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë, pavarësisht se këta të fundit ua kanë ofruar serbëve kushtet dhe mundësitë e veta, gjë që serbët nuk janë të kënaqur dhe po kërkojnë më shumë.

E njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, duke folur në lidhje me këtë çështje, ka thënë për "Bota sot" se Serbia i ka dy mundësi dhe rrugë që po i përdorë për të depërtuar ne Kosovë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Këtu mendoj: 1. Ne ish-sherbëtorët e UDB-së dhe anëtarët e familjeve që i kanë shërbyer mirë shtetit serb. Këta janë punësuar, madje në vendet kyqe ne Kosovë. Ka filluar kjo me UNIMK dhe ka vazhduar me EULEX dhe me pushtetin pas pavarësisë. Këta janë oranuar edhe nga Thaçi edhe nga Mustafa dhe tash nga kjo qeveri” – tha Kelmendi.

Ai tregon edhe rrugën e dytë që po përdorin këta qeveritar, ku thotë se bizneset më të mëdha në vend, janë lidhur më anën mafioze ekonomike.

“2. I ka kapur të korruptuarit dhe kriminelët në veprimtari, duke i lidhur me anën mafioze ekonomike, si Devolli, ETC, Lesna, HIB, Super Viva e Viva Fresh, pastaj nga firmat pronesjmshitese. Me anën e tyre ka futur shumë para të pista brenda edhe te njerëzit e pushtetit. Mbi këto dy baza po ndikon në politikën e brendshme dhe pothuajse i ka në kontroll. Deri kur mendoj deri atëherë që të bëjmë s’pastrimin e organeve nga elementet e tilla, e kjo arrihet me hapjen e dosjeve për krimin e kryer”- përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test