“Ma hangsh…, robt t’i q***, a e përdor me gojë shumë a, qen bir qeni, balosh, Rr** same…”, çfarë po ndodhë me Kadri Veselin e Xhavit Halitin?

Politika

“Ma hangsh…, robt t’i q***, a e përdor me gojë shumë a, qen bir qeni, balosh, Rr** same…”, çfarë po ndodhë me Kadri Veselin e Xhavit Halitin?

Nga: P.R Më: 18 maj 2018 Në ora: 07:41
Xhavit Haliti e Kadri Veseli

Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, të gjithë e kemi parë që jo rrallë herë në Kuvend ka shpërthyer në sharje ndaj deputetëve. Tashmë gjuha e përdorur në Kuvend ka degraduar krejtësisht, ku nuk mungojnë fyerjet dhe sharjet me fjalët më banale.

Rrugën e shefit të tij, i cili shan dhe fyen deputetët po e ndjek edhe zëvendësi i tij në Kuvend, Xhavit Haliti.

Haliti gjatë ditës së djeshme kishte një debat të ashpër me deputetin e LDK-së, Arben Gashin, me të cilin nuk kurseu as sharjet.

Derisa deputeti Gashi kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emrin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”.

Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera banale.

Ndërsa, ne ua kujtojmë edhe njëherë sharjet të cilat  shefi i Xhavit Halitit, Kadri Veseli ka bërë gjatë debateve të ndryshme në seancat e Kuvendit.

Kadri Veseli kishte debat të ashpër me deputeten e VV-së, Drita Millaku.

Ajo duke kujtuar sharjen që Veseli kishte bërë gjatë seancës për Demarkacionin, ka thënë se është mirë që nuk ishte aty se do ia kishte futur në  gojë gazin lotshjellës për sharjet që ka bërë.

““Desha t’i them zotëri kryetar, nuk ta kemi borxh, se nuk ke marr vota të qytetarëve për me i sha robt e deputetëve. E para pikë, ty të shkon, i shfrytëzon këto situatat tilla. Nuk është hera e parë që e heq maskën tënde dhe e tregon fytyrën e vërtet që e ke. Nuk është në rregull, sepse e kemi kuptuar vonë që i kishe bërë këto fyerje. Se për besë nuk kishe shpëtuar kaq lehtë në qoftë se të kishim dëgjuar… Për besë po ta jap fjalën shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti, tjetër sen s’kisha mundur me bë…”, i tha Millaku Veseli, shkruan “Bota sot”.

E Kadri Veseli kishte reaguar edhe njëherë në mënyrën e tij.

“A e përdor me gojë shumë, a?”, pyeti Veseli, shkruan “Bota sot”.

“Zojë, sikur me pas lidhje ti me mua, unë me ty kurgjo s’kam lidhje dhe çka mu ke gju  se më sakatove. Kjo fjala e fundit, me shpet ose jo, vetëm Zoti i madh e ka në dorë… Hajde ti Zyrap a qysh e ke emrin”, vazhdoi Veseli.

Por, kujtojmë se kjo nuk është sjellja e vetme e Kadri Veselit, e cila tregon arrogancën e tij.

Ai nuk kishte hezituar që gjatë votimit të Demarkacionit t’i shajë edhe më nënë deputetët e Vetëvendosjes.

“Robt t’i q…”, dëgjohet Veseli teksa deputeti Xhelal Sfeçla hodhi gazin lotsjellës për herë të tretë brenda një seance për votimin e demarkacionit.

Ndërsa në mandatin e kaluar, Kadri Veseli iu ka kundërpgjigjur Albulena Haxhiut e cila e kishte quajtur kriminel me fjalët “Ma hongsh” mirëpo që nuk i ishte dëgjuar fjalia deri në fund pasi që ai e kishte fikur mikrofonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat