“Luli i madh i SHIK-ut” - Bota Sot
“Luli i madh i SHIK-ut”

Politika

E martë, 20 nëntor 2018

“Luli i madh i SHIK-ut”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 maj 2018 Në ora: 21:14
Kadri Veseli

Zhvillimet e fundit në Kuvendin i Kosovës, si duket kanë marrë kahje degraduese, ku nuk po kursehet fjalori fyes e ofendues, e madje po “kërcasin” edhe grushtet.

Këtë e kemi parë pikërisht nga i pari i Kuvendit, Kadri Veseli, më herët,  por edhe nga nënkryetari i tij, Xhavit Haliti aktualisht.

Mes të ofenduarve nga ta, kanë qenë edhe gratë në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë fyer me fjalor rrugësh.

Drita Millaku, deputete nga radhët e Vetëvendosjes që ka qenë e ofenduara e Kadri Veselit, ka thënë për “Bota sot” se gjuha në Kuvend është degraduar dhe fajtor është Kadri Veseli.

Të njëjtën rrugë sipas Millakut, është duke e ndjekur edhe Xhavit Haliti.

“Jemi dëshmitar se gjuha në parlamentin e Kosovës veç është degraduar dhe fajtor kryesor është Kadri Veseli. Në vazhdimësi gjatë dy mandateve si kryetar i Kuvendit, Veseli ofendon dhe shan deputetët, dhe në të njëjtën mënyrë ka filluar edhe Xhavit Haliti”-thotë Millaku.

Image
Drita Millaku

Ajo shton, se ky shfrenim i gjuhës së tyre, vjen atëherë kur në pamundësi që t’i përgjigjen akuzave këta fillojnë e ofendojnë deputetët.

Tutje Millaku thekson, se Kadri Veseli duke u munduar që ta luaj rolin e Lulit të vocërr të Migjenit, në momente të caktuara po e tregon se është Luli i madh i SHIK-ut.

“Në momentin që këta akuzohen për krimet dhe keqpërdorimet që i kanë bërë në pamundësi që t’i përgjigjen akuzave këta fillojnë e ofendojnë deputetët. Edhe pse Kadri Veseli po mundohet që ta luaj rolin e Lulit të vocërr të Migjenit në momente te caktuara po e tregon se është Luli i madh i SHIK-ut. Si duket janë të vetëdijshëm se i ka ardhur fundi dhe se është mandati i tyre i fundit në qeveri, andaj bëjnë edhe reagime të tilla ofenduese dhe pa kontroll”- theksoi Millaku për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test