“Aleksandar Vuçiq po përgatitë Serbinë para ‘stuhisë’” - Bota Sot
“Aleksandar Vuçiq po përgatitë Serbinë para ‘stuhisë’”

Politika

E premte, 16 nëntor 2018

“Aleksandar Vuçiq po përgatitë Serbinë para ‘stuhisë’”

Nga Më 25 maj 2018 Në ora: 15:21

Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme tha se Serbia është e gatshme për kompromis me palën shqiptare, për gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes aq të vështirë, e cila duhet zgjidhur një herë e përgjithmonë. Politologu Mentor Tahiri ka thënë për “Bota sot”, se Presidenti serb Vuçiq është duke e përgatitur me mjaft kujdes opinionin serb, lidhur me “stuhinë” diplomatike rreth normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dallohet se në kuadër të kësaj, Vuçiq po flet për kompromise, të cilat nga këndvështrimi serb nënkuptojnë gatishmëri për tu pajtuar me realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Serbia deri më tani nuk kishte njohur realitetin e ri, as në kushtetutën e saj, e as në qasjen ndaj opinionit. Në këtë drejtim Vuçiq po tregon një guxim politik i cili qartë po reflekton edhe në pritshmërinë e opinionit serb”, ka thënë politologu Tahiri.

Image
Mentor Tahiri politolog

Sipas tij, për presidentin serb do të jetë jetike që në kuadër të normalizimit të raporteve me Kosovën, me ç ‘rast pritet që Kosova të ketë ulëse në OKB, të jetë në gjendje t’i dëshmojë opinionit serb se Serbia ka arritur disa “fitore”.

“Në radhë të parë këto “fitore” do të jetë një shkallë e autonomisë për Bashkësinë e Komunave Serbe, si dhe një lidhje institucionale ndërkombëtarisht e pranuar ndërmjet kësaj “autonomie” dhe Serbisë sa i përket disa fushave. Pala e Kosovës duhet të jetë shumë e përgatitur për presionet që e presin. Komuniteti ndërkombëtar i cili do të ndërmjetësojë bisedimet finale, do të kujdeset që Presidentin serb Vuçiq të mos e paraqes në fund si një humbës. Për këtë arsye do të bëhet trysni e jashtëzakonshme diplomatike lidhur me aranzhime të reja brenda Kosovës, të cilat do të afektojnë edhe rregullimet aktuale institucionale si dhe relacionet e tanishme ndërmjet pushtetit qendrorë dhe atij lokal, duke i bërë ato asimetrike sa i përket Bashkësisë së Komunave Serbe, është shprehur politologu Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test